Karmina shpreh rezerva për “The Economist” dhe çeshtjen Lazarati

29 Gusht 2016, 20:25Antena TEMA

Pas udhëtimit të gazetarit të njohur britanik Tim Judah në Tragjas të Vlorës, për të parë nga afër betejën e policisë kundër kanabisit, blogerja  e njohur Karmina reagoi në blogun e saj, duke i kërkuar gazetarit britanik të shkruajë të vërtetën për dramën e Lazaratit.

“Pashë një foto të gazetarit Tim Judah me ministrinTahiri dhe disa njerëz të armatosur, në një fshat të jugut.

E vërteta është tani, se në çdo fshat të jugut mbillet kanabis, përveç Lazaratit.

Do t’i lutem shumë gazetarit ta shkruajë këtë, pasi siç ka thënë dhe kolegu im i njohur Qim Peka, “po e tha këtë, i ka thënë të tëra”

Kjo tregon se Lazarati u sulmua nga zilia nga një qeveri që është e lidhur me gjithë fshatrat e tjera në jug, përveç Lazaratit.

Ndaj kjo historia e kanabisit në Shqipëri duhet parë si betejë politike për zona influence.

Dikur kishte rregulla të qarta. Kanabisi mbillej vetëm në Lazarat, dhe në jug kishte rregulla.

Gjithë jugu shkonte punësohej në Lazarat. Tani me ardhjen e socialistëve është përmbysur skema.

Gjithë fshatrat mbjellin dhe kanë marrë në punë njerëzit e Lazaratit. Pra, si përfundim, jugu vazhdon të merret me hashash, por kanë ndryshuar pozicionet punëdhënës-punëmarrës.

Tani lazaratasit nuk janë punëdhënës, por punëmarrës.

Dhe kjo është e padrejtë pasi nuk ka ardhur nga konkurrenca e tregut, por nga diktati politik.

Kjo gjë është në të vërtetë një humbje e lirisë ekonomike, që nuk duhet ta tolerojmë.

Është njësoj sikur dikush të fusë kontrabandë veshje të shtrenjta dhe të konkurrojë dyqanin tim, që i ka të gjitha me doganë të rregullta. Kjo nuk duhet lejuar.

Për këtë arsye i bëj thirrje gazetarit anglez të bëjë kujdes dhe të dëshmojë për dramën e popullit të Lazaratit në këto ditë gushti, kur ata janë të detyruar të migrojnë në fshatrat e tjerë të Shqipërisë, si profesionistë të keqpaguar.

Oh my God, në këtë vend nuk jetohet! Askush nuk i respekton vlerat”

2 komente në “Karmina shpreh rezerva për “The Economist” dhe çeshtjen Lazarati”

  1. Eagle says:

    Po kur te qiet tan ropt e shpise o Mero kurva po bej durim dhe ca o kok rjepuri karit

  2. gjynof! says:

    hahahaha,

    jo keq, sa vjen dhe i “rritet” inteligjenca karmines…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje