Pas debateve të ndezura mbi konfliktin Shqipëri-Kosovë, shkaktuar nga largimi i një futbollisti të mërzitur nga Tirana zyrtare, shkencëtari Rexhep Taip, bëri një analizë të thellë të situatës dhe arriti në përfundimin se Ben Blushi kërkon të tërheqë vëmendjen nga detyrimet e tij ndaj politikës të verës dhe merret me patriotologji.
Për këtë, shkencëtari Rexhep Taip ka disa argumente.
E para, është fusha e letërsisë. Gjyshi i Blushit, Dhimitër Shuteriq (ç), që herët është lavdëruar se ka origjinë serbe, vendosur në Elbasan (shih Mitrush Kuteli), ka qenë autor i tekstit të “Historisë së letërsisë shqiptare”. Ky tekst i botuar në vitet tetëdhjetë e klasifikonte letërsinë shqiptare me disa periudha të saj, siç ishte periudha e letërsisë së Mesjetës, letërsia e periudhës së bejtexhinjve, periudha e letërsisë së viteve ‘20, periudha e letërisë së luftës (këtu shquhej poeti Memo Meto) dhe periudhën e letërisë së realizmit socialist.
Kosova, e cila nuk ishte e detyruar të kishte të njëjtin klasfikim, zgjodhi në librat e prof. Qoses të njëjtin model, duke pasur dhe ata vlerësim për periudhën e letërsisë së bejtexhinjve, ose luftës. Kjo tregon se Shqipëria i ka diktuar Kosovës dhe klasifikimin e letërisë.
Nga ana tjetër, shkrimtarët e Shqipërisë ishin shumë popullorë në Kosovë, kurse shkrimtarët e Kosovës nuk njiheshin fare në Shqipëri.
E dyta, vjen gazetaria. Nga studimet tona shkencore rezulton se Blushi ka thënë se gazetaria e Kosovës, është më e mirë se e Shqipërisë, pasi ai dhe shokët e tij tek “Klani”, kanë dashur të justifikojnë sjelljen në Shqipëri të Baton Haxhiut si gazetari më i mirë i Kosovës. Tani problemi është se Batonin e duan më shumë në Shqipëri se në Kosovë, dhe me kriteret e Blushit, i bie që ai të jetë gazetar i dobët, meqë e duan në Shqipëri.
E treta, është me politikanët. Kush janë më të mire, ata të Shqipërisë apo të Kosovës? A mund ta krahasojmë Nishanin me Thaçin, Isën me Edi Ramën apo Kadri Veselin me Ilir Metën? Kurrsesi jo. Unë mendoj se kryeministër i Kosovës dhe ministër i Brendshëm duhet me qenë Ramushi, Isa me qenë president e Hashimi duhet të kërkojë ndjesë se ka tradhtuar interest e PDK së vërtetë. Kjo do t’i bënte ata të krahasueshëm me Shqipërinë.
Pra, përfundimet tona shkencore, janë të tilla që provojnë se e gjithë kjo turbullirë e krijuar nga një debat për një futbollist, është përdorur nga Blushi me shpresë se mos dikush në Kosovë, lexon librat e tij dhe harron që ai ka qenë autor i shkrimeve, që Kosova të jetë pjesë e Serbisë dhe ka botuar editorial që kosovarët të dalin në zgjedhje serbe deri në vitin 1998. Biles ai ka marrë pjesë dhe në takimin Nano-Milosheviç në Kretë. Pra, ai përfiton nga fakti që kosovarët nuk kanë lexuar kurrë shkrime të gazetarëve të Shqipërisë dhe shpreson se me këtë rast mund të lexojnë libra. Kjo s’ka për të ndodhur kurrë, pasi sipas studimit tonë, leximi fillon me shkrime të shkurtra dhe përfundon me libra. Po të lexonin shkrime të shkurtra të Blushit, kosovarët do ta kishin urryer. Por meqë si kanë lexuar ato, as ta gjatat s’kanë për t’i lexuar. Kot lodhet!
Rexhep taip erdokar i kosoves…..Ik ne Meke dhe falu tek allahu se ju arabet e kosoves vetem per Islam dini te flisni ….