Shkencëtari Rexhep Taip, analizon shkatërrimin e basorelievit tek “Qemal Stafa”

14 Gusht 2016, 19:14Antena TEMA

Pas një pune tre ditore, shkencëtari Rexhep Taip, doli me përfundimet e tij shkencore, rreth prishjes së basorelievit, tek ish Stadiumi “Qemal Stafa”. Përfundimet u nxorën në bazë të dëshmive të kolegëve të tij, thënieve të mënçura të popullit, si dhe analizave të pluhurit që prodhoi basorelivi, pasi u shëmb.

Në raport thuhet: “në bazë të një studimi të hollësishme tre ditore, na rezulton se Edvin Rama ka prishur basorelivin e stadiumit, pasi ai nuk kishte llogaritur lartësinë e re të kullave dhe nivelin e ulët ku mbetej fasada. Nga llogaritjet e para kur Rama premtoi se do ta ruante fasadën, ishte menduar që fasada i binte të ishte në mes të lartësisë së re të stadiumit dhe ajo do ngjante si dy vezme fishekësh të “Qemal Stafës”. Pas ndryshimeve të projektit dhe rritjes së lartësisë, fasada i binte në nivelin e gjunjëve të një njeriu, nëse llogarisnim proporcionet e ndërtesës së re, me proporcionet e trupit të njeriut, si dhe pozicioni i ushkurit. Kështu që nga një stadium i ri me fasadë të vjetër të ruajtur, që do të dukeshin si vezmet e “Qemal Stafës”, ishim para rrezikut të kalonim në një stadium të ri, ku fasada e vjetër, do rrinte tek gjunjët e “Qemal Stafës”, dmth të dukej si një hero me brekë nëpër këmbë.

Kjo dëmtonte rëndë reputacionin e “Qemal Stafës”, dhe Edvin Rama është detyruar ta heqë tërësisht.

Këtu ka shpjegim dhe thënia e Edvin Ramës “nuk keni parë gjë akoma”, pasi ajo nënkupton që nëse do ruhej fasada, ajo do të dukej si një futbollist që i kishin ulur brekët në fushë dhe ai do të akuzohej se e kishte bërë me qëllim, pasi ai është parë shpesh t\u ulte brekët ish-basketbollistëve rivalë, kur luante basketboll.

Por përfundimi më i rëndësishëm është nxjerrë nga analiza e pluhurit pas prishjes së stadiumit. Pas analizave të bëra, na rezulton se në pluhur, egzistojnë miliona qeliza djerse të sportistëve tanë, që kanë thyer aty rekorde kombëtare dhe tani ato u shpërndanë bashkë me pluhurin e prishjes. Kantieri i ri i ndërtimit, do t’i zhdukë ato përjetësisht dhe ne do të gjendemi para rrezikut të një stadiumi që nuk vjen era djersë, por era parfum, pasi aty do bëhet qendër biznesi. Ky mendoj se është një rrezik, që i duhet dalë përpara dhe duhet analizuar me kujdes, për pasojat që mund të ketë mbi të ardhmen e sportit shqiptar.

7 komente në “Shkencëtari Rexhep Taip, analizon shkatërrimin e basorelievit tek “Qemal Stafa””

  1. Llukaniku says:

    Rexhep Taipi ka problem me furnizimin e trurit me gjak, prandaj ka me shumice qeliza te tij te vdekura, e ne vijim te kesaj, ka edhe mendime te cunguara, thjesht flet budallalleqe. Ka nje kerkese, do vetem Denionin ne Dogane, dhe I lepin edhe bythen Rames. Eshte cyryk njeri dereziu.

  2. Ekzemplar says:

    Heqja e emrit te HEROIT QEMAL STAFA, stadiumit djallezisht,pa pyetur njeri dhe pa bere asnje sqarim per opinionin eshte nje veprim i poshter antishqiptar ,qe as banditi S.Berisha nuk e beri dot.Kjo eshte ne vazhden e heqjes se emrit te rruges “DESHMORET E 4SHKURTIT” qe u zevendesua me emrin e nipit te kriminelit nazist Xhaferr Deva,urdheruedit te pushkatimit te 86 qytetareve tirsnas ne deren e shtepise
    Shqiperine e sundojne antishqiptaret.

  3. duelen te tre sot, denio median, anika dokle e armina e shkelzen berish gerdecit ose armia e sypeshkaqenit. te tre te njejtit nivel nuk e kalojne nivelin e mbeses llape-pantofl. per kete te meidanit te vjen cudi pse kaq I paditur. ai mund te krahasohet me flamur noken, ministrin e deputetin me injorant qe eshte ulur ne ato karrige ndonjehere. 10 vjet I ka harxhuar per te marre nje fakultet duke perdorur miq e pare. per I shquar per kulturen qe manifeston ne parlament me fjalime te formatit te nje intelektuali nga krahina anika dokles. nuk thote gje per fmiljen e saj anika, per femijet, bashkeshortin nene, babain e xhaxhallret ne burg. prandaj I ngjitet shkelzen gerdecit me komente duke e shqeruar arminen. per te meidanit , te rrofte shoqeria me flamurin nga novosej.

  4. astrit says:

    Ky mamuthi nga qe i kane shterruar trute e kokes dhe nuk di c’te beje tjeter, ka marre persiper rrolin e arkitektit. Une do te propozoja qe nje nga keta basorelievet e prishur te restaurohet dhe te vihet tek dera e shtepise e Rexhep Taip Mejdan.

  5. partizani says:

    Edi Rama me heqjen e emrit “Ruzhdi Bizhuta” stadiumit te Elbasanit, ashtu po ben edhe me heqjen e emrit te QEMAL STAFES ,stadiumit kombetar.
    Djallezia kokfortesia dhe UNI i Rames lidhen vetem me zbatimin e skenarit djallezor te LUFTES FASHISTE TE KLASAVE,por qe quhet “dekomunistizim”.
    Ne se do ishte i vertete ky palo dekomunisti-ZIU, te paren gje qe duhet te bente duhet te ishte:
    1-Te hidhej poshte LANC,te shpalleshin bashkepuntoret me pushtuesit si clirimtaret e Shqiperise dhe te gjithe ish komunistrt,femijet dhe niperit e sterniperit e tyre,krushqite e tyre deri ne 3 breza TE HIQEN URGJENTISHT NGA TE GJITHA POSTET DHE PUNESIMI NE SHTET,MEDIA,OJQ,etj
    Dhe ne vend te tyre te vihen femijet etj e kolaborscionisteve.
    Por regjia nderkombetare qe ka ne dore politiken ne Shqiperi,kete nuk ka mundur ta beje kaq hapur,por po perdor kelyshet e ish komunisteve qe te SHKATERROJNE GJITHCKA BENE PRINDERIT E TYRE!
    Kete rol kreu Berisha per 25 vjet,ndersa tani stafeten e tij antishqiptare e ka marre ne dore Edi Rama!
    Prandaj ky antishqiptar i djallezuar e beri fakt te kryer heqjen e emrit te “QEMAL STAFES”,ashtu do beje edhe kur te injoroje ose ta heqe edhe 5 MAJIN,DITEN E DESHMOREVE.
    PO TE ISHTE NDRYSHE,SIC REAGOI NDAJ KRITIKAVE PER SHKATERRIMIN E BASORELIEVIT
    DO TE SQARONTE OPINOININ EDHE PER HEQJEN E EMTIT TE NDERUAR TE STADIUMIT.
    As Enver Hoxha nuk e prishi xhamine e Ethem Beut ne mes te Tiranes,ndonese ishte armik i fese,ndersa Rama po vepron si PUSHTUES!

  6. dashamires i Meros says:

    Mero B….A po ironizon Ertokanin qe deri dje Ti dhe Edvini e kishit vlla??pu pu pu sa bese qe keni,

  7. alphade says:

    Pasi ka hipur te Orakulli ka pesuar goditje ne tru dhe flet brockulla !
    Pordhe me rigon ! Aferim !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje