Shkencëtari në pension Rexhep Taipi, ka filluar të bëhet aktiv dhe të bëjë publik disa prej përfundimeve të studimeve të tij gjatë shtatë dekadave. Ai ka arritur përfundime të rëndësishme mbi shumë tema të zhvillimit të shoqërisë dhe shkencës të cilat do t’ia botojmë herë pas here.
Rubrika “Antena” po nis sot me studimin e tij të parë të rëndësishëm.
Studimi gjenetike tregojnë se prindërit ngjajnë nga fëmijët
Sipas një studimi gjenetik të bërë kohët e fundit nga shkencëtari Rexhep Taipi është arritur në një përfundim të rëndësishëm, i cili do të ndryshojë fatet e njerëzve në botë.
Nga studimi i fundit gjenetik, rezulton se pas një moshe të caktuar, babai ngjan nga i biri dhe se prindërit në përgjithësi ngjajnë nga fëmijët.
Studimi ka marrë si target studimi, një grup politikanësh të moshës së thyer shqiptare, të cilëve u janë studiuar gjestet, fjalimet, deklaratat dhe qëndrimet pas moshës 65 vjec dhe ka rezultuar se ata imitojnë fëmijët e tyre.
Kështu sipas studimit të Rexhep Taipit, nëse një prind e ka fëmijën doganier, ai fillon mendon për para dhe mbi moshën 65 vjec, edhe pse kur ka qenë i ri nuk ka qenë i interesuar për to.
Kur një prind mbi moshën 65 vjeç, ka një fëmijë aventurier që shkon me kurva, ose martohet me to, fillon interesohet për femra dhe pas moshës 65 vjec dhe pse nuk ka qenë i interesuar për to gjithë jetën, apo është mbajtur si burrë i ndershëm. Bile në një rast studimi tregoi se prindërit kanë një pendesë për jetën e tyre në këtë kohë që nuk e kanë pasur si fëmijët e tyre dhe shthuren nga goja.
Eksperimentet po ashtu provuan se nëse një fëmijë vret, kur babai ka kaluar 65 vjec dhe babai fillon bën të njëjtën gjë. Në një rast u provua se kur djali i njërit vrau 26 vetë, babai brenda dy vjetësh vrau dhe katër vetë me urdhër të tij.
Po ashtu nga studimi rezulton se nëse fëmijët bëhen agresivë dhe bëhen objekt sherresh publike, dhe prindërit u ngjajnë atyre, edhe pse gjithë jetën nuk kanë qenë të tillë.
Përfundimet e studimit do të bëhen publike në revistat më prestigjoze shkencore ndërkombëtare, dhe të jetë një përmbysje e mentalitetit për trashëgiminë dhe gjenetikën në botë, dhe një mekanizëm i fortë se si të kontrollohen në të ardhmen, raportet prindër-fëmijë.
Studimi rekomandon që nëse një fëmijë shfaq devijime seksuale, kjo nuk ndikon detyrimisht tek sjelljet seksuale të prindërve, pasi ato janë dobësuar, por i bën ata partizanë të atyre devijimeve dhe për këtë arsye ata janë të dobishëm për të qenë propogandistë të tolerancës seksuale në shoqëri.
Studimi do t’i paraqitet dhe Këshillit të të Urtëve në Partinë Socialiste, për të shmangur problemet që mund të ketë PS nga kryeministri Rama, nëse ai vazhdon të jetë në krye të PS, duke imituar Zahon, i cili ka të dhëna se ka bërë shurrën në det në Dhërmi.
Tashti pritet qe nje aktore e njohur te vrase te pakten nje gjynahqar, mbasi i biri vrau kater me nje here ne nje mejhane.
Ai rasti i djalit te asaj artistes se madhe ju paska djeg keq edhe juve te TEMAs.