Pas debateve që kanë plasur në skenën politike, përse shtatë ligjet nuk u miratuan menjeherë pas ndryshimeve kushtetuese, Jari ka bërë një shpjegim të plotë dhe ka arsyetuar vendimin e tij.
Në një deklaratë të tij thuhet: “Shqetësimi përse nuk kam dekretuar hyrjen menjëherë në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, është i ligjshëm, por arsyet përse nuk i kam dekretuar janë edhe më të ligjshme dhe po jua sqaroj si më poshtë.
E para kur dekretova hyrjen menjeherë në fuqi të ligjit të “dekriminalizimit”, më erdhi Doktori që të premte në zyrë. Më tha kam një problem duhet të ma zgidhësh.
-Fol i thashë, sikur të jesh vetë.
-Bëj një dekret më tha, paraprakisht, dhe deklaro hyrjen në fuqi të ndryshimeve kushtetuese që do bëjmë menjëherë.
-Di ta bësh ti,- I thashë, se nuk kam përvojë?
-Di tha dhe nuk përtoi u ul dhe ma shkruajti. Pastaj pimë kafe dhe bëmë goxha muhabet.
Një ditë më pas më kujtoi dhe Luli. Biles ai më tha që kemi kohë pa ngrënë dhe një darkë. Kështu që unë e bëra.
Në rastin konkret, Doktori nuk më ka bërë asnjë telefon javën që shkoi. As Luli nuk më bëri telefon. Unë shkova që më 18 korrik në Dhërmi se rrezikoja të mbetesha prap pa Shezlong, se Edi Rama po bëhej gati të vinte më datë 1 gusht. Por unë sivjet nuk ia lëshoj.
Kështu, që dy ditët e para u mora me vilën në Dhërmi. Ndërruam dy dyshekë dhe disa çarçafë. Dushi i banjës sërish ishte ai i vitit të kaluar, i lartë dy metra dhe komandohej me dorë shumë afër tavanit që unë nuk e arrij dot dhe mu desh të bëja një stol kastile. Edhe banja që është në oborr ka problem. Për të gjitha këto do thërras Kontrollin e Shtetit të bëjë një raport.
Duke u marrë me këto punë harrova fare që ata po miratonin reformën. Pas një jave më datë 25, më vjen një “sms” nga një ambasador nga këta albanofobët, dhe më thotë bëni mirë ta dekretoni reformën.
Atëhere mora telefon Doktorin dhe i thashë çfarë të bëj.
-Vonoje dhe një ditë dhe miratoje, më tha, që mos të kenë mundësi ta miratojnë javën e parë të gushtit ligjin. Kështu Edvin Rama do ngec në sherr me këta ndërkombëtarët dhe nuk ka për të ardhur me pushime në Dhërmi. Me këtë rast vila të ngelet vetëm ty.
Ky arsyetim më bindi plotësisht se çfarë duhet të bëja.
Tani kanë filluar presionet, përse po vonohet ligji përse nuk po kalon si ligji i “dekrieminalzimit” etj historira. Ndërkohë Fatmir Xhafaj donte të më prishte pushimet dhe të më ftonte në darkën e tij tek Pallati i Brigadave. U thashë ma çoni ëmbëlsirën në shtëpi, se kam rojen dhe e fut ne frigorifer. Vetë nuk vij dot.
Unë e kam theksuar dhe më parë se nuk trembem nga asnjë presion që nuk vjen nga Doktori.
E rëndësishme është që Edi Ramës ja mora hakun e vitit të kaluar që më çoi me mëng zhapone në Shëngjin. Sivjet do ta torturoj të merret gjithë verën me reformën që mos ti shkojë mendja për vilën e Dhërmiut.