Një helikopter tenton grusht shteti, mbi vilën e Jarit në Dhërmi

21 Korrik 2016, 21:03Antena TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në shtëpinë e pushimit qeveritar në Dhërmi. Helikopteri Cugar i Forcave të Armatosura, ka fluturuar mbi vilën e pushimit ku po pushon Jari. I pari që ka pikasur helikopterin ka qenë roja i gardës, dhe ka njoftuar badigardin e Jarit. Ky i fundit ka dhënë alarmin për grusht shteti.

Ka hyrë në dhomën e Jarit dhe i ka raportuar se ka një përpjekje për grusht shteti, dhe se Edi Rama kërkon të bombardojë shtëpinë e pushimit të presidentit, ngaqë nuk do të votojë reformën në drejtësi.

Jari është futur në bodrumin e vilës derisa zhurma nuk është dëgjuar më.

Pastaj badigardi ka folur në radio dhe ka dhënë komandon “Reziku kaloi”. Jari ka dalë nga bodrumi dhe i tërbuar i ka bërë një letër Ministrisë së Mbrojtes.

Në letër thuhet:

Sot në mesditë mbi vilën qeveritare në Dhërmi, një helikopter provokator kërkoi të terrorizojë presidentin dhe familjen e tij. Fluturimi synonte të rriste presionin ndaj presidentit, me qëllim që ai të ndikonte në konsesusin për reformën në drejtësi.

Edi Rama nën modelet e grushtit të shtetit të Erdoganit, kërkon të implementojë këtu modele të ngjashme, por kjo nuk do të më lëkundë kurrë nga rruga ime. Edhe pse sot kam fjetur një orë gjumë më pak se zakonisht për shkak të helikopterit, unë i them Edi Ramës, se nuk kam për t’u gjunjëzuar kurrë dhe se nuk ja lëshoj vilën as për 1 gusht. E ka ai radhën sivjet të shkojë të bëj plazh tek “Rëra e Hedhun” në Shëngjin, me mëngë zhapone.

Si komandant i Forcave të Armatosura kërkoj hollësi për biografinë e pilotit dhe aftësinë e tij, pasi nëse ai do ishte rrëzuar mbi vilë, puçi i shtetit do ishte zbardhur menjëherë. Kërkoj po ashtu hollësi përse kjo u bë dy ditë para miratimit të reformës në drejtësi.

Justifikimet tuaja se helikopteri ngarkoi ujë në det të shuante flakët tek “Pylli i Sodës” janë të papranueshme dhe nuk mund të justifikojnë përpjekjen për grusht shteti ndaj presidentit.

Po ashtu po ju njoftoj se prej nesër do t’iu dërgoj Kontrollin e Shtetit, të llogarisë naftën e helikopterit dhe urdhrin e punës, dhe t’ua bëj ngarkim. Me shpresë se nuk do ketë më tentativa të tjera për grusht shteti, mbetem i palëkundur në qëndrimin tim dhe i pagjunjëzuar nga presionet e Edi Ramës dhe dyshes Lu- Vlahutin, që po luftojnë kundër Perëndimit në Tiranë.

5 komente në “Një helikopter tenton grusht shteti, mbi vilën e Jarit në Dhërmi”

  1. majlinda says:

    ha ha ha shume e forte kjo

  2. ali says:

    je shume i kendshem per humotin qe ke bere por shume ivertrte. Jari jo vetem qe eshte dhjere por ka marre me njehere ne tel Salen e me siguri Ai ika thene Rri urt o Rr. K …. se scan Mimi Pidhin per ty.

  3. ali says:

    je shume i kendshem per humotin qe ke bere por shume ivertrte. Jari jo vetem qe eshte dhjere por ka marre me njehere ne tel Salen e me siguri Ai ika thene Rri urt o Rr. K …. se scan Mimi Pidhin per ty.

  4. ilir says:

    sa i shemtuar ky humor !!!

    vertet neveri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje