Luli i shpjegon Flamurit, si u shpëtoi amerikanëve

13 Korrik 2016, 19:20Antena TEMA

Pas refuzimit që Luli u bëri amerikanëve për ofertën e tyre të fundit për reformën në drejtësi, Flamuri pati një adhurim të paparë për të. Ishte shumë kurioz të dinte, se si arriti një djalë i ri, aq kurajoz t’i thotë “Jo” një fuqie të madhe . Dhe Doktori më ’97, u tha “Jo”, -por nga halli thoshte Flamuri me vete. Ky e bën për burrëri.

I entuziazmuar nga Luli, iu afrua dhe e pyeti.

-A më shpjegon dot si ka mundësi që ua dhjeve amerikanëve dhe nuk të kapën dot asgjëkundi.

-Ka qenë një betejë e gjatë, por e vështirë i tha Luli. Ata janë një hap larg meje, por nuk më kapin dot.

-Si është e mundur, tha Flamuri. Dhe Doktori të ka zili për këtë që ke bërë.

-Është çështje integriteti, tha Luli. Jam njeri që nuk gënjej kurrë dhe nuk kam pse trembem prej tyre. Ata na kanë gënjyer ne qysh në fillim. Ata paskan pasur në mendje “Vetingun” dhe bënin sikur donin të kishin shumicën në Komision. Tani që ne u kuptuam qëllimin, natyrisht nuk do t’i lëmë të livadhisin.

-Të adhuroj, i tha Flamuri. Kjo që ke bërë ishte një mrekulli. Dhe ata që të kritikuan sot në mbledhje, një ditë do dalin që janë agjentë të tyre, do vijë dita të japin llogari.

-Nuk merrem me gjëra të vogla unë tha Luli. Unë shikoj përpara.

I kënaqur nga përgjigjet e Lulit kthehet nga Ruli.

Si ka mundësi që ua dhjeu amerikanëve ky i tha Rulit, se ti merr vesh nga të huajt.

-Cfarë të të them unë djalo, i tha Ruli. E di atë përallën me lepurin që i shpëtoi Luanit.

-Jo i tha Flamuri.

Luani vendosi një ditë t’i jepte Lepurit një punë në pyll, për ta çuar korrier diku.

Lepuri i tha “Po”, pastaj e gënjeu dhe nuk shkoi.

Erdhi dita që duhet të sillte porosinë dhe nuk kishte shkuar.

E takon Luani i thotë:-çfarë bëre me atë porosinë?

-Nuk kam shkuar tha Lepuri, se kam një propozim tjetër për ty që t’i të mos ma japësh ashtu porosinë…

Luani nuk e dëgjoi deri në fund dhe ju turr ta gëlltiste të gjallë.

Lepuri ja mbathi me vrap. Ik Luani, ik Lepuri. Kalonte mes ferrave Lepuri, dhe Luani i çante ferrat. Futej në pellgje me ujë Lepuri, futej dhe Luani, …pastaj dolën në një fushë ku lepuri nuk kishte ku shkonte.

Për çudinë e të gjithëve pas disa minutash, lepuri i shpëtoi Luanit dhe po shëtiste i qetë në një livadh.

Ju afrua Dhelpra dhe i tha Lepurit.

-Si është e mundur që i shpëtove Luanit duke e kundërshtuar. Unë të isha si ty do isha dhjerë i tëri.

-Po pse Luani ku rrëshqiti, i tha Lepuri, tek e dhjera ime rrëshqiti.

Dhe këta amerikanët o bir, tek e dhjera e Lulit po rrëshqasin, ndaj se kapin dot.

4 komente në “Luli i shpjegon Flamurit, si u shpëtoi amerikanëve”

  1. andromeda says:

    sh e bukur fabuula, që duket e prerë për Lulin.

  2. Hollandea says:

    O llullushe I thuaj grishes dume se edi Rama ka paguar 100 .000 euro per foto me Toni Blair.
    Thuaj te dali se vertete na mori malli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje