Karmina shpejgon si po kalon fundjavën duke lexuar draftin e reformës

8 Korrik 2016, 21:17Antena TEMA

Karmina është nisur për wikend jashtë Shqipërisë bashkë me partnerin e saj, siç e quan. Tanimë është bërë e njohur botërisht, se ajo ka lexuar një libër që ka lidhje me biografinë e Merilyn Monros dhe pas kësaj ka vendosur të lexoj dhe një libër të dytë. Dhe jo vetëm kaq, po i është mbushur mendja që t’u kërkojë gjithë fansave të saj, të lexojnë libra, se kjo nuk qenka gjë e vështirë.

Sot në blogun e saj, ajo tregon për librin e ri që po lexon.

Ja si e përshkruan ajo:

“Në Tiranë është shumë nxehtë dhe ajri mezi lëviz. Në dyqanin tim në Bllok, ka shumë pak blerës dhe dita duket shumë boring.

I thashë Zenit çfarë të bëjmë ndonjë gjë interesante sot?

-Ikim në Mal të Zi, më tha, se është hap një resort i ri luksoz.

Ashtu bëmë. Bëmë gati valixhen, morëm gjërat e plazhit, veshjet, aksesorët…por mua për herë të pare, seç më mungonte. Një ndjesi e re, një emocion i ri ka pushtuar shpirtin tim. Marilyn më ka ndryshuar jetën. Kontakti im i parë me atë libër, po më ndryshon tërësisht rrjedhën e jetës. Befas e kuptova se kam nevojë të ndodhë prapë, të përsëritet. E gjitha ishte si një ëndërr, sikur bie në dashuri për herë të parë. Kurrë nuk më kishte shkuar mendja, që lumturia mund të vinte dhe nga një libër. E kisha menduar që do isha e lumtur po të gjeja një burrë milioner dhe e gjeta. E kisha menduar që do bëhesha fotomodele dhe u bëra. E kisha menduar të bëhesha blogere dhe më bëri Çim Peka. Por që të bëhesha e lumtur nga një libër, s’më kishte shkuar mendja!

Dhe nuk e mbylla valixhen.

I thashë Zenit, më mungon diçka. Duhet të shkojmë deri në librari bashkë të blejmë një libër.

-Mirë, tha, shkojmë.

Shkuam tek libraria e parë që kemi afër dyqanit.

E lashë Zenin të zgjidhte.

-Zgjidh çfarë libri të duash, i thashë, unë do ta lexoj.

Ai u hutua pak, pastaj ju drejtua shitëses.

-A e keni atë librin, prit si e ka… ah po, “Si të bëhesh milioner”?

-Kemi, tha shitësja, por kemi dy botime. I pari është i Donald Trump, i dyti i Koço Kokëdhimës. Kë dëshironi?

-Të Donald Trump, i thashë unë.

-Nuk është keq dhe Koçua, tha Zeni, por s’po ta prish.

Për çudinë tone, shitësja na zgjati dy libra.

-Po ky tjetri çfarë është, i thashë unë?

-Ky është Kodi Penal, tha. E japim falas për të gjithë ata që blejnë këtë librin “Si të bëhesh milioner”.

-Ua, shumë mire, i thashë unë. Zeni të lexojë Kodin Penal, unë po lexoj librin e Trumpit.

Dhe ashtu bëmë.

U kthyem në shtëpi, sistemuam dy librat në valixhe dhe u bëmë gati të nisemi, kur Zeni tha se duhet të fliste me Lulin, të merrte dhe këto ndryshimet në reformën e drejtësisë, që t’i kishte tamam.

Dhe ashtu bëri.

Tani kemi arritur në Budva. Dielli është në perëndim dhe resorti është vërtet super luksoz. Jemi zhytur të dy në lexim. Është një paqe shumë romantike. Mua po më pëlqen shumë Trump, ndërsa Zeni duket pak nervoz, duke lexuar atë librin shtesë që ka marrë me vete. Duket që nuk i ka qejf ligjet”.

1 komente në “Karmina shpejgon si po kalon fundjavën duke lexuar draftin e reformës”

  1. Zogu Beratit says:

    Po ate librin ne mes te shaleve ta lexon Zeni apo i ka ik interesi.Hajde kaleje ketej na ana tone se jemi shume te interesuar per librin, ate qe ke ne mes te shaleve zogu, si i ke kapaket te medhenj apo te vegjel.Hajt se i shohim dhe i prekim vedi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje