Pas ngjarjes së bujshme të Rinasit, ku hajdutët mendohet se kanë vjedhur deri në 1 milion euro, Karmina ka reaguar ashpër, duke sulmuar aktin e hajdutëve si të pandershëm dhe duke kritikuar rrugën që ata ndjekin për pasurim të shpejtë.
“Të dashur miq!
Lajmi i shëmtuar që mësuam dje më ka prishur qetësinë dhe humorin. Qershori ishte muaji që unë e kisha zgjedhur për Marilyn-in, jo sepse mendoj se ngjaj me të, por sepse librat që kam lexuar nga Marilyn, më kanë lënë mbresa në një formë të çuditshme, të papërjetuar më parë.
Marilyn nuk ka qenë femra më e bukur dhe as më e zgjuara, por ajo ka mishëruar kuptimin e fjalës koketë apo lozonjare, tamam si një fëmijë, dhe unë këtu e gjej mjaft veten time. Por mbi të gjitha më ka pëlqyer si femra që tregoi rrugën se si të bëhesh e pasur, duke gjetur njeriun e duhur. Dhe nga kjo besoj mua më është rritur adhurimi për të.
Ajo tregon në kujtimet e saj, si u bë milionere për shkak të zgjedhjes që bëri tek burrat e saj. Dhe kjo është një rrugë e merituar.
Është pikërisht kjo inteligjencë dhe kulturë e saj që më ka mahnitur qysh ditën e parë që rashë në kontakt me literaturën për jetën e saj.
Dikur, nuk kam pasur shumë informacione, pasi nuk i kisha parë filmat e saj, apo nuk kisha lexuar për të, por kur pashë për herë të parë një film ku ajo kishte rolin protagonist (How to marry a millionare), në mënyrën sesi ajo aktronte, vura re diçka… diçka shumë tipike… diçka që nuk mund të ishte thjesht aktrim.
Që prej asaj dite vendosa të lexoja për të versione të ndryshme librash dhe historish, aq sa sot më duket sikur e kam njohur gjithmonë atë dhe shpirtin e saj lozonjar prej fëmije.
Dhe befas kur ti e ke gjetur rrugën (How to marry a millionare), d.m.th si të martohesh me një milioner, një ngajrje e shëmtuar të prish gjithë qetësinë e këtij muaji të magjishëm, kur unë kam zbuluar Merilyn.
Një grup i armatosur për t’u pasuruar shpejt, shkojnë e vjedhin paratë e një banke në Rinas. Unë nuk e kuptoj se çfarë e duan ata atë pasurim të shpejtë. Ata as dyqan rrobash nuk hapin dot në Bllok, se tërheqin vemendjen e policisë, as udhëtime çdo fundjavë në Romë dhe Milano nuk bëjnë dot, se bien në sy, ose mund të jenë të kërkuar.
Ajo është një rrugë e shëmtuar, edhe se është një rrugë e shpejtë. Por ka dhe rrugë të shpejta dhe të bukura që të mbushin jetën plot lumturi dhe fantazi. Është pikërisht mënyra (How to marry a millionare), si të martohesh me një milioner.
Por mos mendoni se dhe milionerët i kanë gjetur lekët sheshit. Dhe atyre u është dashur të bëjnë sakrifica dhe të humbasin deri 26 jetë njerëzish për t’u bërë të pasur. Ndaj dhe i adhuroj.
Nuk di çfarë bëjnë tani ata që vodhën lekët, por u rekomandoj të lexojnë Marilyn. Ajo është rruga e duhur që na e bën më të bukur jetën”.
Bravo Armina
Se je në rrugë të mbarë
Ti di si bëhen milionat
Kollaj,
tu hongër carë ?
☆
O baxhelle mo mir kshu sa me vjedh popllin si edrilindjes e salebuces..ik thyj na kar ti ate bo kokrra kurves..
Te vdekte babi salihi ty sa e mira qe je
Edhe une do sakrifikoja Te gjithe familjen berisha qe Te behesha milioner Karmira