Pas urdhrit të Lulit se gjithë deputetët janë nën vëzhgim se mos kontaktojnë ndonjë deputet të mazhorancës lidhur me reformën në drejtësi, u aktivizua demokrati dixhital. Demokrati dixhital ka për detyrë të ruajë çdo deputet të PD nga lëviz, ku shkon dhe çfarë bën, gjatë gjithë këtyre ditëve dhe i raporton Doktorit.
Ja çfarë thotë raporti i parë.
“I dashur Doktor.
Jam demokrati dixhital. Sot para se të fillonte mbledhja pashë Ed Palokën që hyri tek Noeli. Noeli është një klub në bodrum tek pedonalja afër ish-ndërtesës së PD. Pas Palokës pashë që në klub hyri dhe Taulant Balla. Kjo më shqetësoi shumë. Hyra me vrap në klub.
Për çudi brenda ishte pak errësirë por unë nuk pashë njeri. Më erdhi zor të pyesja dhe kamarierja më pyeti se çfarë do merrja.
-Ku është tualeti e pyeta?
-Atje më tregoi me kokë, po është i zënë.
Aty m’u bë e qartë që ata po takoheshin në tualet. U ula dhe porosita ujë pa gaz. Pas disa minutash, doli Paloka dhe po bënte sikur po fshinte duart, që sapo i kishte larë. Prita dhe pak mos dilte Taulant Balla por ai nuk po dilte. Më në fund vendosa ta kap në befasi dhe u nisa drejt banjës. Për çudi banja ishte bosh.
U ktheva i dëshpëruar në lokal dhe pashë që Taulanti ishte tek një tavolinë pas shpinës ku isha ulur në fillim dhe nuk e kisha parë. Paloka porositi një dopjo , ndërsa Taulanti po fliste me dikë në telefon. Me sa kuptova ai po bënte kot, pasi po fliste italisht që të komunikonte me Palokën pa e kuptuar unë. Këtë e kuptova se Paloka bëri sikur u nxeh, mori telefonin dhe thirri dikë, duke i thënë: Më prit se erdha, tha ta kthej këtë dopjon, që mora.
Kam dyshimin se kjo ishte gjuhë e koduar dhe donte t;i tregonte Taulantit se nuk ishte dakord me çmimin dopjo që i kishte dhënë dhe u prish në pazar. Unë besoj tek Ed Paloka por kjo m’u duk e dyshimtë.
Pas tij iku dhe Taulanti. Meqë është lokal i njohur që vijnë deputetët prita dhe pak dhe pashë që erdhi dhe Ben Ristani. Dhe ai shkoi drejt e në banjë pastaj doli. Porositi dhe ai një dopjo dhe mori dikë në telefon dhe i tha: -Eja se qenka qetësi këtu.
Nuk doja të bija në sy dhe u ngrita. Shkova dhe një herë në banjë se u bëra kurioz përse të dy deputetët tanë shkuan një herë në banjë pastaj u ulën.
Hyra në banjë dhe i kontrollova. Nuk pashë gjë të dyshimtë, por tek një nga dyert e banjës ishte shkruar një numër telefoni. “Jam Tore bytha, jam kthyer nga SHBA. Nr telefonit 069….” Kam frikë se ndonjë agjent amerikan ka lënë numër telefoni dhe do t’i rekrutojë. Nuk ka mundësi që ata të hynin të dy në të njëjtën banjë ku ka një numër telefoni shkruar pas derës. Kishte dhe një shenjë penisi, por kam idenë se ajo qe përgjigjia e Ed Palokës, dmth si shenjë refuzimi. Sidoqoftë do të mbaj në dijeni për ngjarjen. Demokrati dixhital.”
“Tore Bytha” hahahhahahahhahahahahhahahahhahaha ? ? ?
Mero je i madh. Te konsideroj gazetarin me te mire ne Shqiperi. Je brilant ne idete qe ke.
Te gjitha rubrikat e tua i lexoj me endje. Te uroj ghithe te mirat.