Rrobaqepsi dixhital denoncon Ramën tek Doktori për shqiponjën

20 Qershor 2016, 20:14Antena TEMA

Doktori ka postuar sot një dëshmi të rrobaqepsit dixhital, sipas të cilit Rama ka manipuluar me faktin që ka stilizuar shqiponjën e bluzave të kombëtares.

“I dashur Doktor.

Lexova se mafiozi Armando Duka i paska kërkuar mendim mafiozit Edi Rama se si duhet ta stilizonin shqiponjën për uniformat e ekipit kombëtar.

Unë që po të shkruaj jam rrobaqepsi i ekipit kombëtar dhe e di shumë mirë se si është e vërteta.

E vërteta është se Edi Rama donte t’i hiqte shqiponjës sonë dy kokat. Ai i dërgoi një skicë Armando Dukës, ku dukej që shqiponjës i ishin prerë dy krerët.

Unë e kundërshtova fort dhe i thashë kjo është tradhëti kombëtare, pasi Shqiponja jonë ka dy koka.

Armando Duka ma preu shkurt.

-Këtë e ka bërë Edi Rama tha dhe kryeministri s’mund të pranojë që ka dy koka në krye të vendit. Më mirë asnjë se sa dy, ndaj ja ka prerë.

Pas kësaj unë refuzova ta qep uniformën dhe ata bën një tender me prokurorim të drejpërdrejtë dhe ja dhanë firmës “Puma”, që më duket se është pronë e dajës nga nëna të Carlo Bolinos në Itali.

Kur dolën uniformat të gjithë u tronditën, pasi aty duket një shqiponjë pa krye fare.

Një tjetër atentatat i rëndë ndaj uniformës sonë, është se Edi Rama kishte dizajnuar të mbathurat e lojtarëve, me një si simbol nga pas dhe jo përpara.

Në fakt nuk ishte fiks nga pas, por tek pjesa e majtë e të mbathurave, ku dukej një shqiponjë e stilizuar.

Unë kundërshtova fortë, por mafiozi Duka më tha se këto nuk janë punë për ty. Simboli është fiks nga pas dhe nga e majta.

Pastaj u kujtova se këta të majtët dhe sidomos Edi Rama i kanë qejf gjërat e pasme dhe përdhosin me këto dhe simbolet kombëtare. Si mund të vihet shqiponja në mbathje tek xhepi i pas majtas, vetëm një anishqiptar mund ta bëjë.

Kjo është vepër e Edi Ramës, pasi ai i ka tmerr simbolet kombëtare dhe kërkon t’i eleminojë ato. Mua më kërcënuan se do më pushojnë nga puna, nëse flas, prandaj të lutem mos ma nxirr emrin, por vetëm mu refero si rrobaqepsi dixhital”.

2 komente në “Rrobaqepsi dixhital denoncon Ramën tek Doktori për shqiponjën”

  1. shqip says:

    ja fusni kot ju te temes, per nje logo gjithnje ka konkurs. Pse flisni brockulla. Behuni racionale. Nuk eshte e drejte. Rama te jepte dizenjon e tije sebashku me artistet e tjere dhe le te vendosesh se cila do te fitonte. Jeni bere te sikletshem me kete mbrojtje pa kritere.
    Apo Shqiperi hesapi, ketu jepen pa tender ndertimet jo me logot?! Apo pse mos t’ja plotesojme deshiren kryeministrit?!. Me mire akoma, kush merret me kryeministrin…kunguj pa fare, ja cjeni.

  2. ivani i madh says:

    Kete e ke gabim Shqiperia ka vite qe kur doli gjarperi Like qe eshte bere me dy koka po po vete vendi rapa shapa .Njera koke e shqiponjes ne qeveri e Likes duket si e saja po eshte e gjarperit Like qe ben pjese ne qeverisjen e dy kokave PRANDAJ MOS THOJE SE KA QENE E ESHTE SHQIPONJA QEVERITARE ME NJE KOKE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje