Komentet e politikanëve për humbjen me Zvicrën

11 Qershor 2016, 19:08Antena TEMA

Pas humbjses së Kombëtares sonë me Zvicrën, politikanët tanë bënë komentet e tyre.

Edi Rama: Kombëtarja jonë i ngjet qeverisë. Ajo luan shumë mire, por nuk ka rezultate. Seç është një tersllëk që nuk i duket puna.

Lul Basha: Tersi i Kombëtares sonë është kryeministri, i cili do të zëvendësojë reformën në drejtësi, me fitoren e ndeshjes, dhe ka për t’i humb të dyja.

Siç e patë, opozita e shfrytëzoi këtë rast për të bërë aleancë me Kuqezinjtë e vërtetë, ata që do na japin fitoren e sigurtë në zgjedhje. Vërtet humbëm një ndeshje, po fituam një aleat në koalicion.

Ilir Meta: Kjo është një humbje e përkohshme, si takimi Basha-Rama. Shpresoj që takimi i ardhshëm t’i ngjajë takimit Meta- Basha dhe të ketë sukses

Nik Spahiu: Kombëtaren e zuri mallkimi im, që u nda në dy pjesë mes Kosovës e Shqipërise. Sot Kombëtarja e Kosovës rrahu Kombëtaren e Shqipërisë. Kjo është tradhti kombëtare. Kur unë e Basha të vijmë në pushtet, do bëjmë një Kombëtare, një shtet, një qeveri dhe sidomos një reformë në drejtësi.

Shpëtim Idrizi: Siç e patë, në stadium u shpalos një banderolë për genocidin grek mbi Çamërinë. Shpresoj që kryemistri ta ketë parë dhe ta marrë seriozisht praninë tonë në qeveri, pasi ne jemi kudo.

Dash Shehi: Kjo ndeshje tregoi se shqiptarët dinë të orientohen më mirë pa kapiten. Ashtu si vendi qeveriset më mirë kur s’ka qeveri, dhe Kombëtarja jonë luajti më mirë që kur iku kapiteni. Ndaj mos kini frikë po ra qeveria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje