Luli i del zot Mulit: Muli nuk është varr pa emër...

2 Qershor 2016, 19:58Antena TEMA

Pas presionit të Partisë Socialiste, e cila i kërkoi Prokurorisë të veprojë ndaj mosdeklarimit të Mulit për burgun në Prizren, Partia Demokratike lëshoi një komunikatë për shtyp, të cilën po e botojmë të plotë, sipas origjinalit.

“Flamur Noka në vitin 1990 bëri zgjedhjen e tij, pa rezerva e frikë, në favor të lirisë. Theu perden e hekurt.

Ata e kthyen e ia dorëzuan Fatmir Xhafës, i cili së bashku me Sigurimin e Gramoz Ruçit, kishin për detyrë t’i bënin hetuesinë, ta demaskonin e ndëshkonin armikun e regjur të Partisë dhe Atdheut socialist, 19 vjeçarin Flamur Noka.

Pas kësaj, fatin e tij e kishte në dorë personalisht shoku Fehmi Abdiu, kryetar i Gjykatës Popullore të Kukësit, i cili njësoj si për Havzi Nelën, do të administronte në dosje edhe opinionin me shkrim të Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së Kukësit, shokut Sulejman Bushati. Më tej, “armiku” 19 vjeçar Flamur Noka, kishte të drejtën, identik si Havzi Nela, t’i kërkonte mëshirë shokut Kristaq Rama, i cili njësoj si për Havzi Nelën, do të firmoste “ekzekutim me varje në litar”.

Për fat të mirë, të gjithë sa përmenden më sipër nuk e patën kohën e duhur të mbyllnin ciklin e përdhunimit në grup të dinjitetit njerëzor dhe dëshirës për liri, pasi në dhjetor të vitit ’90 u shembën e u fshehën skutave.

Ndaj, Flamur Noka sot nuk është në një varr pa emër, dhe të njëjtët monstra, e kanë përballë në çdo të pabërë që po i përsërisin prapë këtij populli”.

Pasi e bëri komunikatën dhe ja shpërndau shtypit, Kunati pyeti Rulin se si ju duk

-Ç’të të them unë biro, i tha! Mirë e keni thënë. Flamur Noka sot nuk është varr pa emër. Dhe unë ashtu mendoj, që është varr me emër për fat të keq. Sipër varrit ka emrin Flamur Noka, po çkusur kemi që doni ta varrosni në oborrin e PD.

2 komente në “Luli i del zot Mulit: Muli nuk është varr pa emër…”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @ Muli

    Po ti them
    Dy fjal me vënd
    Muli duaje
    Emrin tënd.

    O gomari
    Me kapistër
    Pa tru hiç
    E fap ministër.

    Kur ka ndodh
    Që pa tru fare
    Të flesh pabuks
    Zgjohesh me pare.

    Ehh mër Mul
    Mër.ar katun
    Për i çap buk
    U bone spiun.

    S’ish zotsi
    Po ish pun qefi
    Katnar & spiun
    Osht’ ene shefi.

    Po ti o Mul
    Shefit ja ke futur
    Se nga bazyreti
    Ti je mo i bukur ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje