Flamuri thotë se serbishten nuk e deklarova nga inati i KOP

25 Maj 2016, 21:02Antena TEMA

Pas publikimit të dosjes së bashkëpunimit të Flamurit me UDB, doli dhe një fakt interesant. Flamuri ka refuzuar të bëjë publike në CV e tij faktin që ai di serbisht.

Në shpjegimet e tij për këtë gjest Flamuri thotë se vendimin për të mos e bërë pulike në CV time gjuhën serbe, e mora në vitin 2005, kur për herë të parë dëgjova për CV. Më parë ne në fshat këtyre u thoshim autobiografi.

Kur erdhën këta legenat e KOP në PD, pashë se të gjithë filluan të mburren me CV.

Pyeta Strazon se ai merr vesh nga këto punë dhe më tha CV, do të thotë biografi.

-Aha thashë e kuptova. E mese mburren këta, se ne kur kërkonim shkollë, mbureshim që “rridhnim nga një familje e varfër fshatare..”

-Këta mburren që vijnë me rekomandim të Gitës, më tha ai i zemëruar, pasi kishte folur dhe me Jozin për këtë çështje.

Më bëri shumë përshtypje kjo punë dhe i hyra vetë punës të mësoja çfarë ishte CV. Dhe për këtë i vodha CV Lul Bashës.

Kur pashë aty unë, që ai mburrej me gjuhët e huaja që dinte anglish dhe hollandisht.

-Po kjo qenka kot i thashë unë Gentit. Dhe unë di serbisht.

-Ku e ke mësuar më tha Genti.

-Në fshat i thashë, se fshati im është me goran.

-Mos e shëno tha, se do të thonë gjuhë katundarësh.

Në fakt kur e mendova mirë e kishte, mund të më thoshin dhe nuk e futa në CV dhe nuk e deklarova kurrë.

Pastaj erdhi ajo puna e çertifikatës sigurisë, kur u bëra Ministër i Brendëshëm. Qe një formular i trashë 30 faqe dhe pyeste a keni pas kontakte me agjentura të huaja?

Kjo më dogji.

Thashë po pyes atë burrin vet.

Dhe e pyeta. I thashë Doktor, a mund të shënohet në formular, nëse të ka marrë në pyetje ndonjë oficer i UDB ndonjëherë, se tani UDB nuk egziston më.

-Në asnjë mënyrë tha. Nuk merremi me të vdekurit ne. Dhe nuk e shënova. Me këtë rast prapë nuk e deklarova serbishten.

Rasti i fundit qe kur u bëra ministër dhe më erdhi ambasadori amerikan në zyrë.

-Flisni ndonjë gjuhë të huaj më tha.

U mata ti them “Po”, por e mbajta gojën.

-Jo i thashë dhe u lehtësova. S’kisha pse t’ia hapja zemërën atij, aq më tepër që u bë dhe armik me Doktorin. Dhe kështu hë sot hë nesër harrova ta deklaroj serbishten. Dhe tani dhe e kam harruar shumicën e fjalëve, kot që ta deklaroj.

2 komente në “Flamuri thotë se serbishten nuk e deklarova nga inati i KOP”

  1. mustaf says:

    Ju gazetaret e temes jeni shum te fort e lexoj temen thuajse c’do dite,po ky shkrim me ka ba me qesh me te madhe,ju uroj nga zemra suksese e te mira ne jete.

  2. albti says:

    Ne Kukes ka shume burra te mire bile me shume se ne rrethet e tjera qe nuk dine serbisht po perkundrazi e luftojne ate, po si nuk zgjidhet asnje nga ata ne ndonje qeveri po vetem flamurat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje