Ekspertiza i jep të drejtë Fullhanit: Ajo që ka kaluar është tronditëse

20 Maj 2016, 19:17Antena TEMA

Ekspertiza i ka dhënë të drejtë kërkesës së Fullhanit për t’u dëmshpërblyer me 400 milion lekë. Sipas akt-ekspertizës së detajuar, ata kanë biseduar me pacientin dhe ai u ka treguar vuajtjet e atyre ditëve, si dhe pasojat më vonë:

“Natën e parë të arrestimit nuk kam vënë gjumë në sy. Më dilte në ëndërr thesi me 7 milionë dollarë, dhe vendi ku mund ta kishin çuar, ndërkohë që unë nuk përfitoja asgjë prej tij. Kjo ishte e tmerrshme. Sapo dremisja, më dukej sikur fillonte një shi i fortë dhe binin dollarë nga qielli. Sapo zgjohesha t’i mblidhja, dilnin dy punëtorë të mi, i merrnin para meje. Pastaj nga larg dukej sikur më shikonte Sandri e më thoshte “A ti je k…, t’i marrin lekët bota”.

Zgjohesha i trembur dhe dremisja prapë. Pastaj më dukej sikur vinte ajo gruaja e kateringut dhe thoshte:

– Shef, nuk kemi më trajtim ushqimor dhe as dieta për ekipin e volejbollit.

– Pse, i ulërisja unë?

-Na kanë vjedh 7 milionë dollarë, thoshte ajo dhe qeshte…

Zgjohesha prapë i tërbuar.

Pastaj shtrihesha prapë e më dukej sikur isha duke fjetur në “Hotel Dajti”. Hapej papritur një vrimë dhe ridhte ujë nga banjat mbi kokën time. Pastaj dukej sikur dilte Sandri nga vrima sipër e më thoshte me “kaq lek sa më ke dhënë, s’kam për ta bërë këtë hotelin, kështu do rrjedhë muti”

U zgjova prapë i trembur, por më tha roja kur shikon mut në ëndërr është mbarë. Dhe mbarë më doli, se dola.

Por më e keqja ishte kur dola nga burgu. Të gjithë e njohin pasionin tim për guzhinën dhe të gatuarit. Kam shumë dëshmitarë se që kur kam dalë, nuk kam gatuar më asnjëherë vetë. Më ka ikur pasioni për guzhinën dhe për të shtruar dreka dhe darka. Po të kesh parasysh që ky ka qenë mekanizmi im kryesor për karrierë, dëmi që më është shkaktuar është shumë i madh, pasi unë tani nuk ftoj dot më njeri në shtëpi, se nuk gatuaj dot më, më janë shkatërruar nervat.

Për të kompesuar shpenzimet e gatimit përmes kateringut kërkoj këtë shumë, me qëllim që të riaktivizoj mekanizmin tim kryesor në jetë për karrierën time, ku kyçi i suksesit kanë qenë pikërisht drekat dhe darkat”

Gjykata pasi dëgjoi ekspertizën i dha të drejtë menjeherë. Fundja të gjithë e kuptojnë sa e rëndësishme është të të shkatërrojnë atë mekanizëm Pa dreka dhe darka, asnjë prej tyre nuk do ishte as gjyqtar.

3 komente në “Ekspertiza i jep të drejtë Fullhanit: Ajo që ka kaluar është tronditëse”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Te qeshesh apo te qash.. Kerkon demshperblim nga taksapaguesit e rropatur shqiptar.. Epo kjo eshte pafytyrsi.. Duhet te ishte ne burg, e kerkon demshperblim.. Albanistan hesapi.. Jepinini gjykata temen e semes prapa jush apo jo ?!?!

  2. specialisti says:

    Fullan Halja mori cfare meritonte….. te na fali se ja vonuan pak, por me mire se ehengri deri ne fyt sic e meritonte halja qelbesira. Nje mediokerr injorant dhe dallaverexhi si shume gjate I eci dallkauklleku atije dhe asaj ushunjes se shoqes qe slane gje pa vjedhur e marre…. I pafajshem….hahahahah sa turp, po shkaterrimi total qe I beri BoA-s apo keshtu duhej…. Fullan do te vuash gjate ne jete ti dhe femijet e tu…. ke mallkimin e te gjithe stafit te BoA-s qe sle gje te keqe pa ju bere….hale.

    1. markimi i karburanteve says:

      Specialist, Fullani nuk mori cfare meritonte. Ai vodhi cfare deshi e sa deshi e tani po tall prapanicen me ne. Ajo qe meriton kjo kategori kusaresh eshte vetem nje gje: nje koker plumbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje