Roshi shpjegon përmbajtjen e plotë të mesazhit për Blushin

19 Maj 2016, 19:42Antena TEMA

Pas debateve në Kuvend për një mesazh që Roshi i ka çuar Blushit, ngeli enigmë se çfarë përmbante mesazhi, pasi pjesa që lexoi Blushi ishte normale. Në atë pjesë Roshi i thoshte që nuk të kam ndonjë borxh ty, po popullit të Kavajës.

Por e vërteta është se pjesa tjetër e mesazhit ishte fyese për Blushin. Këtu qëndron dhe sekreti, pse Blushi nuk do ta çojë në Prokurori mesazhin.

Ja çfarë shkruhej në të:

“Ça ke mo burrë që gricesh kot me emrin tim, si e kam pas e si e kam. Pse s’më pyet mu ti, se ta them. Ervin e kam pas, Ervis e kam, se kam qenë fukara dhe kam shku në kurbet me bë lek, jo si puna jote që ishe minister, bëje lek duke shkurtu bankat e nxënësve me i marr më shumë lek atij që bënte bankat.

Po ti pse su thu shqiptarëve pse e ke pas emrin Arben dhe e ke bë Ben. Se ke shkru as tek formulari këtë që ke pas emër tjetër. Kam pyet për ty, e më kanë thënë se të ka ngel qejfi me babën tat, që ka bë një libër e ta ka vënë emrin Ben në libër, e Arben në gjendje civile. Ty të ka pëlqy shumë libri dhe e ke dash Ben, dhe ke shku e ke ndërru. Dil pra thuaja shqiptarëve pse e  ke bë Ben dhe çfarë ke me babën tat.

Dhe e fundit, ça të keqe ka? Dhe Ed Rama e ka pas emrin Edvin, e ka bë Edi. Shumë mirë e ka bë. Ça do thush, që ti dhe Rama keni bë pisllëqe ndaj e keni ndërru?

Po dhe ai shoku yt Fevziu, që rri para e pas teje, ka tre mbiemra. Një Bregasi, një Hysenbegasi, një Fevziu… Ça, dhe ai me pisllëqe është marrë? Të të vij turp që merresh me mua e nuk shef veten. Erv.”

Kjo është dhe arsyeja që Blushi nuk e dorëzon mesazhin në Prokurori, pasi rrezikon të dënohet ngaqë nuk e ka deklaruar tek formulari i dekriminalizimit.

7 komente në “Roshi shpjegon përmbajtjen e plotë të mesazhit për Blushin”

  1. kafe e hidhur says:

    kjoo ishte ironi apo sarkazem?!qofshi ju qe jeni qe mbroni keta personazhe..edhe ne jane perdorur se duheshin qelbesirat per te heq qelbesiren,tani duhet ti bien te gjithe borive qe mos te kemi me qelbesira se po kalbemi vet

  2. Kaso Leshi says:

    Hahahaha, shkurtonte bankat e shkollave! Bente klasa pa dritare! Bente shkolla pa çati. Bente mesues pa breke ne bythe. Bente libra pa shkrime Brenda. Bente mesuese pa sytjena. Po ky paska qene kriminel, bre burra. Hajde Ben, hajde. Ap Arben? Gjejeni kete pinjollin e Dhimos nga Elbasani, se si na ka katandisur. Hyp Lali, hyp.

  3. I drejti says:

    Elvis brilant mesazhi yt. Ja paske menderosur Blushit fare. Eshte bere si kalama qe sa here e tallin shoket e lagjes shkon te mamaja (kupto salushi). Ik or Blush se je bere per te qare hallin. Je bere si kolere e asnje nuk te rri afer. Jep doreheqjen si deputet se ke marre cotst e atyre qe nuk te shikojne dot me sy, mbyllu ne nje manastir dhe shkruaj libra per kalamaj te moshes tende.

  4. mesedita says:

    nuk po kuptoj dhe nuk po gjeje se ku jane fjalet fyese ne kete mesazh .gjithmon ne qofte se ky eshte orgjinali?

  5. Daniel says:

    Ore plera njeres si su vjen turp ca shkruani e mbroni keta pederastet qe kan rjep popullin sju pelqen blushi se ka te drejt dhe e drejta esht e hidhur per maskarenjt

  6. Alb says:

    Ik mer byth qir kavaje ti e ke borxh gjith cunave te mallit akoma ske la leket e zvicerres.

  7. rolando says:

    Dhe ju mendoni se ky eshte origjinali? Sikur ky te ishte origjinali perse Rroshi duhej ti kerkonte ndjese popullit te Kavajes per fjalorin qe ka perdorur kur une ketu nuk shoh asnje fjale te pamoralshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje