Doktori i dërgon Lulit përgjimet nga aparatura e Tahirit

16 Maj 2016, 20:05Antena TEMA

Doktori sot vendosi t’i dërgojë Lulit përgjimet që ka “siguruar” nga aparatura e përgjimit e Saimir Tahirit. Pasi u ul dhe i shkruajti me dorën e vet në mëngjes, ja dërgoi Lulit me një zarf.

Kunati i Lulit, i cili hap postën, u trondit sapo hapi zarfin.

Në hyrje të tekstit shkruhej:

“Po të dërgoj informacionin që më ka ardh për bisedat e tua me ambasadorët, që dalin nga përgjimet e Saimir Shullazit. Lexoji dhe reflekto vetë”.

Pastaj fillonte përgjimi.

Biseda Lu-Luli:

-Mirëdita zoti Basha. Jam i shqetësuar për deklaratat e Berishës dhe më duket se ai po punon që reforma të mos bëhet.

-Ke shumë të drejtë zoti ambasador. Po e shikoni dhe vetë se jam në hall. Kur u them që ai nuk më pyet mua, jeni mosbesues. Thjesht nuk kam çfarë t’i bëj.

-Më thoni si mund t’iu ndihmojmë. Duhet të bëjmë diçka.

-Nuk bëni dot asgjë. Ai dyshon për çdo takim tonin. Ndaj këmbëngul që sapo të dilni nga unë, të shkoni tek ai.

-Dakord, e kemi bërë këtë zoti Basha, por nuk ka rezultat. Ai sërisht po na saboton. Duhet t’i çojmë negociatat deri në fund.

-Kam një ide. Fusni një nen që nuk hetohen ministrat e kohës së Berishës, që të ngjallë debat. Pastaj dhe po u bë problem, e heqim. Kjo mund ta zbusë….

-Ok, po e provojmë.

Tre ditë më pas.

-Zoti Basha, e takova Berishën dhe ja tregova nenin 25.

-Hë, si reagoi?

-U tërbua më keq. Kjo është thikë pas shpine për pjesën e ndershme të PD tha, d.m.th për mua. Nuk mund ta poshtërojmë këtë parti kështu.

-I thatë që ua thashë unë?

-Jo jo, pa merak..

-Faleminderit. Të lutem ma mbaj sekret këtë gjë.

-Dakord, po çfarë të bëjmë tjetër? Duhet ta miratojmë patjetër.

-Ejani në mbledhje të grupit dhe thuheni aty. Unë nuk ja them dot. Askush nuk ja thotë dot. Ejani thuajeni vetë.

-Mos tingëllon pak keq?

-Po s’ka problem, shko dhe tek PS dhe LSI, por vetëm eja aty t’ia thuash në sy.

-Dakord, u bë.

Mbyllet telefoni.

Pas dhjetë ditësh…

-Zoti Basha, dhe ardhja në grup shkoi kot. Ai refuzoi të vijë në mbledhje. Çfarë duhet të bëjmë tani? Duhet miratuar patjetër ajo!

-Më leni ta mendoj. Nuk di çfarë t’u them. Më ka shkatërruar komplet. Mua tani nuk më dëgjon më askush. A mund ta shtyjmë reformën për vitin tjetër?

-Vitin tjetër mund të mos jemi të tre zoti Basha. Duhet tani.

-Më besoni, nuk kam çfarë t’i bëj. Ja të mendoj mos sajojmë ndonjë skandal tjetër, ta zbusim.

Kunati mbylli zarfin e ardhur nga Doktori, i tronditur.

-Si ka mundësi, tha? Edhe përgjime s’ka, edhe bisedat i di tamam siç kanë ndodhur! Na gjeti belaja me këtë njeri.

1 komente në “Doktori i dërgon Lulit përgjimet nga aparatura e Tahirit”

  1. tan_tironci says:

    hahaha, Mero, sikur ti thote njeriu dixhital.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje