Teksti i dorëheqjes së Ed Ha Lim: Më janë bërë dy ambasadorët si “Boni dhe Klajd”

11 Maj 2016, 20:43Antena TEMA

I nderuar zoti Berisha.

Më lejoni t’iu bëj me dije se javën e fundit shëndeti im ka pësuar një përkeqësim të vazhdueshëm. Ende nuk kam një diagnozë të qartë ngase vuaj, por kam disa shenja të cilave ua kam shpjeguar mjekëve dhe ata po studjojnë.

Simptomat e para mu shfaqën kur isha duke punuar për reformën në drejtësi dhe dëgjova ju Doktor të thoshit se duhen rrëmbyer armët. Djersë të ftohta më mbuluan ballin, dora mu dridh dhe sytë mu errën. Aty kuptova të vërtetat e mëdha dhe mu duk se puna ime ishte një meskinitet i madh.

-Sa budalla jam, thashë me vete. Mendoj që do rregullohet Shqipëria me letra. Armët e sjellin në vete këtë popull. Dhe nuk më punohej më.

Pastaj mu bë makth zilja e zotit Lu. Sa herë më bënte zile ose më dërgonte mesazh, kisha një si makth që ma thellonte djersitjen. Kisha një djegie në gjoks, dhe një zbrazëtirë në stomak.

Presioni i tyre i përditëshëm ishte i tmerrshëm. Një ditë mu dukën si personazhet e filmit “Boni dhe Klajd”. Bile ngaqë flas përditë me zotin Lu më duket se dhe unë e kam emrin Ed Ha Lim. Nuk i duroja dot më.

Pastaj erdhi dita kur më kërkoi Basha takim sekret. Më tha jemi në hall, po Doktori nuk duhet ta marrë vesh. Fol me zotin Lu të shtojë si nen 25 këtë punën e ministrave që duhet të hetohen vetëm tre vitet e fundit, dhe të vijnë në mbledhje grupi se s’kam ç’i bëj Doktorit. Le të zihet me ta vetë në sy.

Aty u bëra dhe më keq Doktor. Nuk e prisja që dhe Luli të ta punonte pas krahëve. Sot kur e pashë që ti refuzove të vije, mu bë qejfi.

Meqë jam korrekt me detyruat e bëra atë që kërkoi, por sot kur ata të dy “Bon dhe Klajd” erdhën në sallë, më iku truri. Mungesa jote shkëlqente mes sallës dhe unë më në fund e kuptova se ajo që po bëja dëmtonte shëndetin tim por dhe të partisë. Ndaj vendosa të dorëhiqem dhe mendoj se nga fjalimet që kam dëgjuar, më i qarti në këtë pikë është Ben Imami. Pasi siç thotë dhe një këngë e vjetër patriotike shqiptare, “në grykë të pushkës na kanë, në grykë të tankut i kemi”

I  yti përjet Ed Ha Lim.

2 komente në “Teksti i dorëheqjes së Ed Ha Lim: Më janë bërë dy ambasadorët si “Boni dhe Klajd””

  1. Nikolla says:

    Une nuk besoj te jete bere kjo bisede, pasi Halim Ziu nuk di asnje gjuhe te huaj, biles nuk di te shkruaj as shqip.
    Une besoj vetem nje gje neqoftese TEMA merr persiper qe keto biseda te jene bere me perkthyes. Ndoshta Halim Ziun e ka tradhetuar perkthyesi qe e detyruan te jape doreheqje.

    Humbje e madhe per kombin shqiptar. Vec kete menxyre nuk e prisnim. Le te mos behej fare reforma, ne djall te veje, vec qe Halimi te mos bente doreheqje.

    Ti Halim, more trim,
    qe nuk di as shkrim e kendim,
    shko minister ne Arsim,

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    @ nikolla dy vargjet e fundit i ke vjedhur
    Sa te behet reforma fabulisti do te padise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje