“Qytetari dixhital” i ka dërguar sot Doktorit një letër, ku flet për një krim të tmerrshëm që është bërë ndaj dhomës së tij muze në repartin e Kardiokirurgjisë.
“I nderuar Doktor!
Sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë.
Me urdhër të Ilir Beqajt, është prishur dhoma jote muze në repartin e Kardiokirurgjisë dhe aty do vendoset laboratori i urinës së shoqërisë që bën “Chekup”-in.
Unë isha dëshmitar aty dhe e kam dokumentuar gjithë krimin.
Ilir Beqja erdhi vetë dhe kërkoi të hapej dera. Pastruesja e vjetër, Sanija, nuk pranonte dhe nuk dorëzonte çelsin.
-Nuk e hapim derën, thoshte. Kemi 25 vjet që e ruajmë mbyllur, nuk pranoj ta jap çelsin.
-Hape, i tha Ilir Beqja, se ndryshe do pushohesh nga puna.
Sanija e shkretë ka 8 fëmijë dhe nga frika e hapi.
I dashur Doktor!
Pamja që na u shfaq para syve ishte mahnitëse. Stilokalemi jot, që e ke harruar mbi tavolinë, me të cilin ke firmosur dhe shkruar aq e aq raporte si sekretar partie, dhe korrigjuar aq e aq provime si pedagog, ishte po aty.
Ilir Beqja ju vërsul, e mori dhe e futi në xhep. E dëgjova me veshët e mi që i tha shokut të vet në krah, që “do ta shesim shumë shtrenjtë kur të vijë koha”. Pastaj ju turrën përparëses tënde të bardhë. E morën dhe kontrolluan xhepat. Gjetën aty një libër të vogël, temën tënde për kandidat shkencash, për infarktin e Miokardit që ja kishe përgatitur me dedikim Liljana Hoxhës. Nuk e di për çfarë arsye të kishte mbetur në xhep, ndoshta ngaqë kohët e fundit nuk e takoje shpesh. Ilir Beqja e rrëmbeu dhe tha “do shkoj t’ia jap vet Lilianës, t’i bëhet qejfi”.
Pastaj hapën sirtarin. Gjetën një raport tëndin drejtuar shokut Xhelil Gjoni dhe për dijeni Komitetit Qendror “Mbi disa probleme në sektorin e shëndetësisë”, të cilat janë aktuale dhe sot. Ti ngrije problemin që organizata e partisë duhet të jetë më e lidhur me problemet e spitaleve dhe se disa mjekë, janë bërë shumë borgjezë dhe përfitojnë nga autoriteti i partisë. Në fund ti betoheshe se nuk do ta lije të degjeneronte Partia e Punës.
Kur e lexova m’u kujtuan doktorët e sotëm që shfrytëzojnë mbështetjen e “Rilindjes” dhe nuk pyesin fare për hallet e popullit.
Ilir Beqja e mori materialin tënd dhe ja dha ndihmësit të vet. E dëgjova me veshët e mi kur i tha, “mbaji këto se do na duhen, se ka qenë komunist serioz”.
Në fund i dashur Doktor, ndodhi diçka që mi mbushi sytë me lot. Ata hapën kasafortën dhe gjetën një vjershë që të kishte bërë ty shoku Hysni Kapo. E kishte për ty dhe për shokun Dine Abazi. Ilir Beqja e lexoi me zë:
“Dy doktorë kam nga Tropoja,
Të dy të bukur nga boja (nga shtati).
Skërfyelli, bilbil nga goja (për Sali Berishën)
Po këtë doktorin tjetër (për Dine Abazin)
E kam besnik të vjetër!”
Aty lotët nuk i mbajta dot. Por ata nuk u prekën fare. Hoqën tavolinën, raftin, përparësen, stilokalemin dhe gjithçka, dhe pastaj Vilma Nushi solli aparaturat e koncesionit që bën analizat e urinës. Epruvetat e urinës zëvendësuan stilokalemin, analizat e urinës raportin tënd për shokun Xhelil, dhe përfundimet e analizave i futën tek sirtari ku ti mbaje vjershën e shokut Hysni. Ky është fundi i mjekësisë shqiptare. Mjerë ne!
Super
Nje sasi e kesaj urine te grumbulluar aty ,duhet hedhur ne fytyre shokut Sali sa eshte gjalle (se kur te kete ngordhur,ja hedh kushdo si u be me shokun Enver)
Sali Berisha alias Pal Vata i shekullit XXI. Shume e bukur, por po te kerkonte me shume “qytetari digjit(k) kushedi se cdo te gjente me tej.
Me shume fantazi!
ne ate klinik berisha byrmosi ideologjin e shfarosjes se kombit shqiptare pa nderhyrje kirurgjike.por me vllavrasje, korrupsion ,ekonomi te ç’thurur,dhe me dominim injorantesh ne politike.Detyr kjo e ngarkuar nga udb.
Me te vertet tregim i gotitur po s’ja cirrem ne fetyren kti lugati qe jetojm ne kohen e tij dhogarit demin qe u shkakton brezave qe vin ky komunist i betuar.