Pas deklaratave të Doktorit për luftë civile dhe grusht shteti si në vitin 1998, Luli mblodhi urgjent kryesinë dhe grupin parlamentar për të marrë një qëndrim zyrtar.
Në fillim ai bëri një përmbledhje të qëndrimeve të Doktorit dhe kërkoi të ndahen detyrat për një situatë të mundshme të ngjashme.
I pari e mori fjalën Ben Imami.
-Desha të them disa mendime të mija, meqë kam përvojë si ministër Mbrojtje, por dhe meqë i njoh mirë ngjarjet në vitin 1997.
Unë mendoj se gjëja e parë që duhet të bëjmë, është të ndryshojmë të deleguarit e PD në rrethe. Zakonisht trazirat nisin nga Vlora dhe Gjirokastra. Tritani të tërhiqet urgjent nga Gjirokastra në Tiranë, pasi ai e pëson i pari. Tani nuk është sezon preshi, por mund të përdoren qepë të njoma, ose kërcej hashashi, që janë dhe të rrezikshëm. Më kanë thënë se Shullazi ka mbjellë farë vietnameze që bëhet e trashë dhe e shkurtër, dhe mund ta dëmtojë seriozisht.
Flamuri duhet të tërhiqet urgjent nga Vlora, se një Mulosman ishte më 1996 dhe u dogj Vlora, jo më Flamuri që njihet si numri 2 pas Doktorit. Do ta bëjnë që të na ngelet vetëm shkopi. Se vlonjatët nuk e kanë me presh, e kanë me kallashë dhe sëpatë në kokë.
Unë jam gati të dal vullnetar në Gjirokastër. Tani aty nuk ka më tanke, por mund të sajojmë mjete rrethanore t’i përshtasim si autoblinda dhe të pozicionohemi në Lazarat. Nga aty të marrim Malin e Gjerë dhe pastaj vazhdojmë në drejtim të Delvinës dhe Sarandës.
Neritan Cekën mendoj ta dërgojmë në Elbasan dhe Cërrik. Ai mund të mobilizojë njerëzit tanë që janë tashmë brenda PS, për t’ia kthyer pushkën Edi Ramës.
Në Mallakastër mendoj të dërgojmë shokun tonë Kastriot Islami. Ai është bir i lavdishëm i Mallakastrës dhe ata nuk ja bëjnë fjalën 2 për çdo thirrje të tij. Prej andej ai të vazhdojë rrugën për në Vlorë.
Pasi të sigurojmë mbështetjen popullore në këto zona, ne të marshojmë drejt Tiranës, ku mendoj se komandën duhet ta marrë shoku jonë Asllan Dogjani, i cili ka përvojë luftarake dhe i njeh mirë armiqtë socialistë….
Luli po dëgjonte me vemendje …
-Faleminderit shumë zoti Imami, i tha. Ke bërë një plan të mrekullueshëm. Duket që je një njeri me përvojë të madhe politike dhe luftarake.
Ti zoti Ruli nuk po jep ndonjë mendim, i tha Luli, se dhe ti ke përvojën tënde, je politikan i vjetër.
-Po ç’të të them unë djalo! Tani që po dëgjoja Ben Imamin m’u kujtua dhe mua 97-a dhe 98-a , dhe po përpiqem të kujtoj ku jam fshehur nga Ben Imami. Më 97-ën e mbaj mend që rrija tek Rogneri, dhe futesha në dhomë kur thoshin po vjen Imami me tank, kurse më 98-ën, kur i dogjën zyrën dhe makinën Imamit, e fsheha në shtëpi dhe më mbyllej në banjë, kur i thoshja po vijnë këta të Azemit me tank.
E forte kjo Mero.
Kush e bëri
Pushtetutën
Ben Imami
Me Lahutën.
☆
Kush me dru,
Me forcë u zbua
Ben Imami
Me gjith grua.
☆
Kush nuk lot
Nga istikami?
Gjeneral
Arben Imami!
☆
Kush u kthye
Ku ja vunë
Bën Imami
Me gjith grunë.
☆
Kush bën film
Me violoncel
Dhe këtu
B. Imami del.
☆
P.S.
Ehh ç’t’u them
Më unë o shokë
Beni & Sala
Miq për kokë!
Kam qeshur me lot…ia kalon cdo portokallie !
perse or meresh me budallaki a nuk ke qeter gje per te shkrujtun ne gazet por veq me pislleqe ke mbet se ashtu je vet
Ku fshihesha nga Ben Imami, ku fshihet Luli nga Saliu dhe ku fshihej Nano nga Shabani….