Fjalimi i Mulit para Grupit Parlamentar për dënimin e Doktorit

26 Prill 2016, 20:30Antena TEMA

Të nderuar kolegë.

U dëgjova me vemendje lidhur me vendimin që Çeveria e krimit ka marrë për të dënuar liderin tonë historik, Sali Berisha, me dhjetë ditë .

Që në fillim dua ta them se ky është provokimi më i madh që i bëhet demokratëve dhe demokrateve.

Unë personalisht nuk e kuptoj dot, se si duhet të shkoj ditën e enjte në Kuvend.

Do të ulem tek karrigia ime, në krah të Doktorit, po ai nuk është aty.

Do të pres që ai të vijë, që unë të ngrihem, të lëviz karrigen time, t’i rregulloj atij karrigen, por ai nuk do të jetë aty.

Do të flasë dikush nga ata kriminelët në Kuvend, do të shajë Doktorin, por nuk do ketë kush të përgjigjet.

Do të flasë Edi Rama me ato fjalitë e gjata pa kuptim dhe unë nuk kam nga të shikoj për të kuptuar çfarë tha Edi Rama.

Do të vijë Jozefina dhe do ulet nga ana tjetër e Doktorit dhe mua do më duket karrikja si arkivol.

Pastaj do të vijë Ed Halimi të ulet para nesh dhe do më mungojë kthimi i tij pas për t’u konsultuar me Doktorin.

Do të vijë Ed Paloka të ulet para nesh dhe do më mungojë ardhja e tij duke u përkulur mbi karrigen time, që të dëgjoj çfarë i thotë Doktori në vesh.

Do vijë deputetja e Vlorës, të cilës i liroj karrigen dhe zgjeroj pak tavolinën që të afrohet, dhe t’i hedhë dorën në qafë Doktorit, ndërsa ai e dëgjon me pak bezdi duke parë I-pad.

Do të vijë deputetja e Cërrikut me vezët me vete dhe s’ka kujt t’ia tregojë.

A e kuptoni të nderuar demokratë dhe demokrate çdo të thotë jeta jonë pa Doktorin në Kuvend?

Më mire të vdekur e jashtë salle, se të gjallë e pa Doktorin brenda saj.

Nuk e di si ju duket ju, po për mua nuk ka kuptim jo vetëm parlamenti, por as jeta jonë pa Doktorin….

Duartrokitje në sallë.

-Ne nuk duhet ta pyesim fare Sali Berishën në këtë rast, u dëgjua një zë..

Të gjithë kthyen kokën. Ishte Strazua…

-…Ne edhe sikur të na urdhërojë ai, nuk duhet të shkojmë në parlament, vazhdoi Strazua.

Në sallë u ndje një lehtësim i madh.

-Faleminders, tha Doktori. Në fakt nuk ju jam imponue kurrë. Bëni si të doni. Ju vendosni!

4 komente në “Fjalimi i Mulit para Grupit Parlamentar për dënimin e Doktorit”

  1. fieri says:

    hahahahahahahah

  2. La Fonten says:

    Ne fakt po ta mendosh se sa poshte ka rene klasa politike shqiptare ….. Te dyja kampet nje prerje jane te kuptohemi! Imagjino mbajn leksione politike, Mul Noka, Ristani, sadri abazi, prenga, ndreu, bedri hoxha, taulant balla …..e kope te ndryshme delesh e dhi!

  3. ardi says:

    Bjerini me dore nja 10 dite…..
    Dhe po te jeni ne parlament sbeni ndonje gje me shume…

  4. nn says:

    hahahahahhahahahahahahhahahaha……………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje