Qytetari dixhital i raporton Doktorit: Shullazi përdorte ID e Taulant Alibia

17 Prill 2016, 19:35Antena TEMA

Pas ndalimit te Shullazit dhe vendimit të Prokurorisë për ta marrë atë të pandehur, Enkelejd Alibia, i dërgoi një letër Doktorit, i maskuar si qytetar dixhital.

“I nderuar Doktor.

Unë që po të shkruaj jam polici që shoqërova për në polici Emiljano Shullazin.

Para se të vinim në shtëpi, i çuam një sms: Jemi shokët e Saimirit, dil pak tek rruga të sqarohemi.

Ai e hëngri dhe doli.

Sa doli në rrugë ne e kapëm dhe e futëm në furgon.

Pastaj dy shokët tanë shkuan në shtëpi t’i bënin kontroll.

Ajo që gjetëm aty, nuk na besohej.

Gjetëm një dokument policie me emrin Taulant Alibeaj polic, pastaj një kartë policie financiare italiane, po ashtu me emrin Taulant Alibeaj, pastaj një kartë identiteti me emrin Xhevat Reshnica. Nuk na besohej ajo që po shikonim.

I morëm të gjitha provat dhe një pistoletë të gjetur poshtë jastëkut dhe i dorëzuam në Prokurori, se në polici kishim frikë se na i zhduknin.

Po çfarë del nga e gjithë kjo?

Nga e gjithë kjo del që Saimir Tahiri, ka përdorur Emiljano Shullazin, që ta veshë si vëllain e Enkelejd Alibeaj, ta nisë në Gjermani, të vjedhë banesa me forcë dhe pastaj policia gjermane të ndalojë vëllain e Enkelejdit.

Pra e gjtiha kjo paska qenë e koordinuar.

Po ti them këto fakte, pasi ka nja dy javë që nuk e shikojmë më Enkelejd Alibeaj të dalë për intervista. Sa herë del ai, ne policët e thjeshtë frymëzohemi, pasi shpresojmë që do vijë dita që ta kemi atë ministër. Me këto prova që kemi, është e qartë se akuzat ndaj tij janë të sajuara nga Sajqe Qorri me Shullazin. I pamë me sytë tonë.”

Pasi mori denoncimin, Doktori mori Lulin .

-Sot kundër Shullazit do nxjerrësh Alibeaj, i tha.

-Po Alibeaj ka atë problemin Doktor, i tha Luli.

-Jo! Kam prova që ja ka sajuar Saje Qorri atë. Alibeaj të dalë. Nuk gjunjëzohemi ne nga Saje Qorri.

Dhe Alibeaj më në fund doli foli kundër krimit dhe ne fjetëm të qetë.

2 komente në “Qytetari dixhital i raporton Doktorit: Shullazi përdorte ID e Taulant Alibia”

  1. simon says:

    hahhahahahhah e buker kjo prandaje nuk bejme hajer se vjedhin e grabisin dhe vellezerit e ministrave , por dalin se po ja fusin politikishte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje