Bleona, një sinjal i keq për vizitën e Ramës në SHBA

16 Prill 2016, 19:40Antena TEMA

Një tjetër qytetar dixhital i shkruan sot Berishës mbi dështimin e vizitës së zotit Rama në SHBA.

“I dashur Doktor!

Unë që po ju shkruaj jam një qytetar shqiptar që punoj në Departament të Shtetit, sektori sanitar, dhe kam mundësi të hyj dhe të dal disa herë në ditë në zyrat e tyre.

Ajo që mësova nga vizita e Ramës në SHBA, është se këta ja kanë mbledhur keq, lidhur me të fortët që ky përkrah.

Një burim i imi, më tregoi se zoti Obama i ka thënë Ramës, “I ke lënë shqiptarët në duart e të fortëve, me burra e gra”.

Rama ka kundërshtuar në fillim, por Obama i ka thënë se kemi fakte dhe do t’i themi publikisht.

Fill pas kësaj, unë prisja të shpërthente dhe shpërtheu.

E para doli Bleona dhe pranoi se ka bërë seks me Van Damin, me më të fortin e botës.

Kjo është  e nxitur direkt nga politika amerikane, pasi Bleona ka pasaportë amerikane dhe nuk bën asgjë pa udhëzimin e tyre.

Duke deklaruar se ajo është palluar me më të fortin e botës, ajo është duke i çuar sinjal Edi Ramës, se ti i ke lënë shtetasit e vet në duart e të fortëve, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë.

Fakti që Bleona ka rënë drejt e në duart e Van Damit, pa kaluar tek meshkujt delikatë të Hollivudit, tregon se Rama ka deformuar karakterin e shqiptarëve dhe i ka bërë ata robër të njerëzve të fortë.

Se fjala vjen, nëse Rama do t’u jepte përparësi intelektualëve apo shkencëtarëve, sot Bleona nuk do thoshte që jam palluar me Van Damin, por mund të thoshte që jam palluar me Hopkins, pavarësisht se ai është i paralizuar. Por duke qenë se dominon mentaliteti i të fortëve, Bleona ka preferuar të mburret me një të dashur të fortë.

Kjo tregon se Rama ka bërë në modë të fortët, dhe ky sinjal i pastër nga qeveria amerikane do vazhdojë dhe me gjeste të tjera.

E dëgjova me veshët e mi, që një nga ata zyrtarët i tha tjetrit, se për shkak të të fortëve në Shqipëri, ka një rritje të krimit të pasionit me gjeste force. Pra, femra apo meshkuj që humbasin dashurinë e shprehin zemërimin e tyre, duke të djegur makinat përshembull. Kjo është shenjë se ata kanë në mendje huliganizmin dhe duan ta frikësojnë kundërshtarin, duke i krijuar idenë se janë të fortë.

Po vazhdoi kështu, Rama e ka të humbur davanë dhe Obama s’ka për t’i dërguar as fotografinë e printuar me postë. Ashtu dixhitale s’ja quan njeri.

Qytetari dixhital, Uashingto DC”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje