Pas lajmit se vëllai i Enkelejd Alibeaj u kap nga policia gjermane me tre karta të ndryshme identiteti, një të policisë shqiptare, një italiane dhe një ID gjermane me emër kosovar, pati shumë polemika, derisa u kuptua e vërteta. Vëllai i Enkelejd Alibeaj është ndaluar dhe është lënë i lirë, dhe po hetohet rasti.
Deri këtu gjithçka është në rregull.
Problemi është se Alibeaj drejton Komisionin e Sigurisë dhe Rendit në PD, si dhe është i dërguar i PD në Komisionin e reformës në drejtësi.
Incidenti me vëllain ja vështirësoi shumë pozitën, sidomos pas sqarimit që ka ardhur nga policia gjermane pranë autoriteteve policore shqiptare.
Për këtë ai po mendon se si të gjejë një zgjidhje që ky incident të mos përfshihet në ligjin e dekriminalizimit.
I stresuar nga ky problem, ai kërkoi një kafe me Rulin, mos i gjente ndonjë zgjidhje situatës.
-Tani për tani nuk shikoj ndonjë zgjidhje të shpejtë djalo, i tha Ruli, por meqë vëllai ka paraqitur një alibi, futi një të ndryshuar mbiemrit përkohësisht, nga Alibeaj, në Alibi. Pastaj kur të sqarohet situate, bë si ta shikosh.
Pas propozimit të Edi Ramës për të futur fenë në librat shkollorë, Ministria e Arsimit paraqiti dhe propozimet e para për ndryshimin e orarit të mësimit në vitin që vjen.
E hënë: Ora e parë, Bektashizëm, ora e dytë vizitë në Teqe, ora e tretë, “Poema e Qerbelasë”, e Naim Frashërit.
Të martë: Ora e pare, “Katekizëm” dhe njohuri mbi fenë ortodokse. Ora e dytë, greqishte elementare në ndihmë të meshës Ortodokse. Ora e tretë, “Histori e popullit shqiptar”, “Kush ishte Petro Nini Luarasi”.
Të mërkurë: Ora e parë, Kurani. Ora e dytë, mësim në gjuhën arabe për të kuptuar lutjet e hoxhës. Ora e tretë, Letërsi e Rilindjes dhe poetët bejtexhi.
Të enjte: Ora e parë, historia e katolicizmit. Ora e dytë, histori e mesjetës, “Diegia e Xhordano Brunos”. Ora e tretë, pjesë nga filmi “Armë në Kishë”.
Të premte: Takim me Baba Mondin, katër orë. Pjata e parë mish pule, pjata e dytë mish qengji, pjata e tretë mish keci, pjata e katërt mish viçi, pjata e pestë embëlsira.
Të shtunë dhe të diel, vizitë në kultet fetare.
Shënim: Për nxënësit që nuk kanë rezultate të mira në mësime dhe që rrezikojnë të ngelen në klasë, nëse kanë aftësi t’i luten Zotit për t’i kaluar, do të merret parasysh.
Pse ta beje Alibia? Ta beje Toska, dhe eshte ne rregull. Se nipi I Isa Toskes eshte. Nuk ka pse e mohon qe eshte nipi I Isa Toskes.
Feja ka qene dhe mbetet “opium”.
Me agresivitetin e tanishem mund te behet edhe vllavrasese.
Ja mori doren edhe Edi Rama lojrave zbavitese. Ashtu si Berisha, te cilit as ja ben syri terr te premtoj nje gje qe nuk e bene kurre, edhe Rama premton dicka per te cilen do te kujdeset maksimalisht ta shtyje ne kalendat greke. Keto jane sa per te justifikuar shtyrjen e miratimit te reformes ne drejtesi dhe ligjin e hapjes se dosjeve.
Por ajo qe me habit mua eshte fakti si si Berisha nuk e kupton qe shtyrja e tyre eshte ne favor te Rames. Ai mezi pret qe ato te aprovohen atehere kur I duhet politikisht te perfitoj me shume. Dhe kjo kohe eshte ne prag te zgjedhjeve te ardheshme.
A eshte e vertete qe ky Al;ibjaj eshte nipi i Isa Toskes?
Po te jete keshtu eshte trishtuese se nga cfar rrace u besohen detyra si minister drejtesie, deputet, kandidat per kryetar bashkie ne Fier.
A ka ndonje njeri qwe e njeh kete Alibejajn dhe a eshte e vertete qe eshte nipi i Isa Toskes, krimineli me i madh qe njeh Shqiperia dhe ai qe i vuri nje njolle teper te rende Ballit Kombetar per krimet cnjerezore qe beri e qe edhe Balli e ka bere lanet.
Mundesisht edhe Alibejaj te beje nje deklarate sqaruese, si do qe te jete e verteta.
cjane keto krime qe degjojme nga qeveria islamiste per mesim dhe lutje ne arabisht——-zgjohu popull se kriminel rama po na islamizon me force