Luli bën gati listën “Pro” dhe “Kundra”  Il Mulletit në PD

7 Prill 2016, 19:37Antena TEMA

Pas shfaqjes publike të Doktorit, i cili hodhi piketat e qëndrimit që duhet të mbajë PD pas daljes së skandalit të konçesionit të firmosur prej tij në “Panama Papers”, Luli bëri gati mënyrën se si do të testohen deputetët që  duhet të jenë pro dhe kundër Mulletit në këtë histori.

Në fjalën e tij para Kryesisë së PD, Luli tha:

“Të nderuar kolegë!

Jemi para një situate delikate që na e ka imponuar kundërshtari ynë.

Siç e dini ditët e fundit në këtë skanalin e “Panama Papers” ka dalë dhe emri i një kompanie që Doktori i ka firmosur një koncesion në muajin e fundit të pushtetit dhe ata kanë shkuar ta rregjistrojnë atë në parajsën fiskale të Panamasë. Kjo i ka shtyrë kundërshtarët tanë të akuzojnë Doktorin se ka lidhje me këtë pastrim parash.

Së pari, dua t’iu përgëzoj për heshtjen solemne që mbajtët tre ditët e para, duke mos folur askush para Doktorit. Kjo tregon jo vetëm disiplinën e lartë politike që ka partia jonë, por dhe respektin e pakufishëm për Doktorin si baba dhe “At themelues” i partisë, duke mos folur askush para më të mëdhenjve.

Së dyti, dua të them se tani që ai foli, dhe ne duhet të nxjerrim detyrat tona dhe të mbajmë qëndrimet tona përkatëse. Tani vija është e qartë. Ismail Mulleti është biznesmen dhe ka punën e tij. Gruaja e tij është biznesmene dhe ka punën e vet. Rëndësi ka që askush nuk mund të akuzojë Doktorin pse u ka dhënë 150 milion euro në duar dy biznesmenëve .

Së treti, dua të tërheq vëmendjen e Bodes dhe Pollos, që duhet të jenë më aktivë në marrjen përsipër të përgjegjësisë në këtë rast.

Siç e dimë të gjithë, zoti Bode ka organizuar dhe firmosur konçesionin, ndërsa Pollo është njeriu që e ka takuar Il Mulletin me Doktorin.

Këta të dy duhet të jenë të gatshëm të marrin më shumë përgjegjësi, pavarësisht si është puna realisht. Heshtja  e tyre dhe pasi foli Doktori nuk më pelqen. Ata duhet të dalin e të thonë që e vërteta është ajo që thotë Doktori dhe kështu t’u zëmë gojën gjithë atyre që dyshojnë të kundërtën.

Pra të dashur kolegë, është koha të jemi jo vetëm pranë Doktorit, por dhe të qartë në qëndrimet tona pro dhe kundër tij.

Kjo është thirrja ime e fundit. Nëse nuk veproni sot, mos më kërkoni të jeni nesër në listën e deputetëve. Ju e mbani mend mirë se sa përpara bënë ata që në rastin Zeni- Delijorgji ishin pro Zenit, sa përpara bënë që ata në rastin Taçi ishin në anën e Taçit, ata që në rastin Ansar- Argita ishin me Argitën,  e raste të tjera, ku sa herë që dikush tentoi të lidhë biznesmenët me familjen Berisha, ishin të qartë që duhet të ishin në të mirë të Familjes. Sa më fort të luftoni sot për të mbrojtur Doktorin, aq më të sigurtë e keni vendin në listë, pasi për çdo demokrat shqiptar ajo është një familje e shenjtë, që nuk mund ta prekë askush”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje