Letër e pleqësisë së Surrelit, kundër Kokëdhimës

3 Prill 2016, 19:39Antena TEMA

Ne pleqësia e fshatit Surrel dëgjuam me hidhërim të thellë se banori më i shquar i fshatit tonë, të cilin e pranuam dhëndër brenda dy vite më parë, do ta kalojë pleqërinë në Vuno, tek lapidary, bashkë me Koçon.

Kjo deklartatë është një goditje e rëndë për perspektivën e fshatit tonë, dhe të ardhmen turistike të tij.

Fshati Surrel dhe fshati Vuno kanë pasur ndërmend të bënin binjakëzimin mes tyre dhe kështu të ndihmonin njëri- tjetrin në të ardhmen turistike. Ata kanë lapidarin e Zaho Kokës, ne do kemi një një gur ku ka bërë shurrën për herë të parë Zaho Rama. Ata kanë pamje nga deti, ne kemi pamje nga Tiranë- Durrësi dhe deti. Ata kanë Ramën nip në fshat, ne e kemi dhëndër. Ata kanë ilegalin më të famshëm Spiro Kolekën, ne kemi Nebi Surrelin. Pra, kemi shumë pika të përbashkëta që mund ta ndihmonin binjakëzimin.

Por, me sa duket kundër këtyre planeve ka qenë deputeti Kokëdhima, i cili i ka mbushur mendjen banorit më të rëndësishëm të fshatit tonë, të kalojë aty pleqërinë. Kjo është një vepër e qëllimshme shantazhuese mbi fshatin tonë, pasi deputeti Kokëdhima ka frikë se ky fshat do kthehet në një pelegrinazh kur Rama të jetë në pension, pasi profetët vlerësohen zakonisht në fund të jetës së tyre, kur nuk janë më në pushtet.

Pleqësia e fshatit Surrel i bën thirrje shkrimtarit dhe piktorit të njohur Fate Velaj, si një njeri me ndikim pranë zotit Rama, të shkruajë një libër për fshatin Surrel dhe të ardhmen e tij, dhe të bindë zotin Rama ta kalojë pleqërinë këtu mes nesh. I japim fjalën që do bëjmë dhe një lapidar si në Vuno, po dëshmorë nuk kemi, se ishim afër me Tiranën dhe na kapnin xhandarët po të dilnim partizanë.

Nëse nuk kanë efekt këto masa, do t’i drejtohemi zotit Petrit Vasili, si bir i fshatit Vuno dhe i afërt me zotin Rama, që të kushtëzojë qëndrimin e LSI në koalicion me vendimin e Ramës për të pleqëruar në Vuno. Zoti Vasili nuk ja ka borxh t’i iki gjithë jeta duke e ndjekur nga pas Edi Rama. Ka dhe ai të drejtë të jetojë një herë vetëm në privatësinë e tij.

Nga ana tjetër, në shenjë kompromisi, jemi gati që një herë në muaj të marrim zotin Koço ta biem në Surrel, dhe të dy bashkë të sodisin Tiranën, e cila prej andej duket një det prej mjegullës dhe smogut, njësoj siç duken retë mbi detin në Vuno.

Me shpresë se shqetësimi ynë do dëgjohet…

Pleqësia e fshatit Surrel!

2 komente në “Letër e pleqësisë së Surrelit, kundër Kokëdhimës”

  1. iliri says:

    Mero thuaj ishalla nuk behet mik me Ylli Pangon se ai ka dajat nga Vunoi!

  2. shqip says:

    ngjarja duhet pare ne dimensionin kohe. kur rama erdhi kollovar ne surrel, vunoi ishte projktuar te kthehej ne destinacion turistik per tropojen dhe hasin. mirepo rama nuk e dinte qe nje dite shqiptaret do ta merrnin per dore e ta vendosnin ne krye ministri. keshtu qe pas çlirimit te bregut nga ushtrite haxhiqamiliste, rama u kthye ne origjine. po megjithate ju mos u merzisni. tani qe rama e beri hapin e pare per te populluar surrelin, te tjere rame e ramushe do vijne te betonizojne vendin tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje