Të nderuar miq!
Siç e patë dhe vetë, unë sot dorëzova publikisht pistoletën time me të cilën kam 8 vite shoqëri. Kam parë këto ditë shumë akuza ndaj meje, dhe shumë njerëz që duan të më tallin për këllëfin që më dukej tek protesta e Liqent. Por unë jam i vendosur të jem i sinqertë me ju.
E para, unë vërtetë kam pistoletë, por jo gjithë ata që kanë pistoletë janë kriminelë. E kundërta është e vërtetë, që gjithë kriminelët kanë dhe pistoletë. Po të isha unë kriminelë, kaq shumë herë sa më kanë rrahur, do ta kisha shkrepur një herë. Por, fakti që nuk e kam shkrepur, do të thotë që unë e mbaj pistoletën për qejf, por jo për ta shkrepur.
Së dyti, ka shumë akuza pse unë vërtitesha të qëlloja dikë tek Liqeni dhe duan të dinë kush ishte ai njeri dhe pse më nervozoi. Dua t’u sqaroj se ai tipi nuk ka gjë me mua, dhe as unë nuk kam gjë personale me të, por ai më nervozoi shumë, pasi kryetari jonë Luli po rrinte në këmbë dhe dha urdhër të niste protesta, ai tha nuk ju lejoj të prishni gardhin. Kur ne i thamë ka urdhëruar kryetari ynë, ai tha nuk e njoh kryetarin tuaj.
Këtë nuk mund ta duroja. Ai mirë që po lodhte kryetarin tonë, duke e lënë në këmbë në krye të protestës, por bënte dhe sikur nuk e njihte. Për kaq ja vlen të vdesë burri. Kjo ishte dhe arsyeja që ju turra dhe isha gati të vdisja atë moment.
Së treti, lidhur me këllëfin që mu shfaq tek pantallonat. Ai nuk është as këllëf telefoni siç u ngatërrua Ristani, as këllëf pistolete, siç thonë mediat. Ai është një këllëf lëkure që unë e mbaj zakonisht tek rripi i pantallonave, ku mbaj facaleta. Sa herë më kap dikush që më rreh, unë kam aty një facoletë rezervë që fshihem, pastrohem dhe eci si burrë zotni.
Nga ana tjetër, kur dikush kërkon të të tërheqë zvarrë, është shumë depersonalizuese, pasi të kap nga këmbët, ngaqë unë e kam kokën të rruar dhe s’ka si të më kapin nga xhufka e flokëve, siç kapin fisin e Doktorit. Atëhere kam vënë një këllëf tek rripi i mesit, që agresori ta ketë të lehtë të më kapë për këllëfi dhe të më tërheqë. Kështu as nuk përdhoset trupi, dhe agresori e ka më të lehtë.
Së fundmi, dua t’i siguroj të gjithë, se unë kam dorëzuar sot një send metalik të quajtur pistoletë, por pistoleta, kallshnikovi, tanku dhe aeroplani i vërtetë luftarak, është në trurin tim, në shpirtin tim, në mendjen time, në zemrën time. Ai është frymëzimi që më vjen nga kryetari ynë Lulzim Basha. Atë nuk ma marrin dot kurrë dhe nga kjo janë të tmerruar. I juaji, Strazo.
E bukur kjo.
I shkreti i mban nga halli, se nuk i dihet kur e rrahin.
Qerosi nuk thote jo, te drejton tullen, dhe luaj xhezin sa te duash ne koken e tij.
Sa qejf do kisha ti bija, (por lehte ama), nja dhjete here brenda dy sekondave, pra, me shpejtesi pese here ne sekond, ne tulle ketij Strazimirit. Do te ishe vertete argetuese. GjynaH! Eshte i vogel i shkreti, eshte nga ata qe nuk rriten kurre, por mbeten perjetesisht femije… I ka nxjerre baba Berisha te dalin dhe lozin nga parku i liqenit.
Vetem kete e ben te lezeçme se per te tjerat je ku therret qameti.
Strazon qe thoni ju e kam rrahur disa here vendçe ne shkollen 8-vjeçare, ishte kulim dhe m’a bente borxh. Ne fund me dhimbsej pikerisht pse ishte kulim.