Pas problemit të krijuar në parkun e Liqenit, ku deputeti Strazimiri u krekos me pistoletë në brez, duke u hedhur si shqiponjë mbi policët bashkiakë, situata u komplikua. Deputeti rezultoi që ka pistoletë pa leje, dhe që rrezikon mandatin dhe burgun. Ndërkohë, një tjetër ish- deputet i PD, Çim Babasi, u ndalua për dhunë ndaj policëve.
Pas kësaj, Doktori vendosi t’i bëjë një letër të hapur opinionit publik për fillimin e Pranverës së Revolucionit Demokratik:
“Të dashur shqiptarë, demokratë dhe demokrate.
Sot është dita e Fillimit të Revolucionit Demokratik të Vonuar, që kisha paralajmërue muaj më parë.
Sot në kodrat e Liqenit, heronjtë e vërtetë të opozitës, Çim Babasi dhe Gent Strazimiri, shkundën nga themelet qeverinë e krimit dhe u bënë dy dëshmorët e parë të saj.
Unë e di që ata nuk do ta lirojnë Çim Babasin, se ai është një hero i vërtetë. Biles Lulzim Basha ka gabue që ka shku me e lirue. Unë e di që ata do ta arrestojnë Gent Strazimirin. Po po, e di shumë mirë. Ata do t’i thonë e ke armën pa leje dhe do ta arrestojnë. Do t’i heqin mandatin dhe do ta denigrojnë, se ata duan të shkatërrojnë opozitën.
Por Babasi dhe Strazimiri janë që sot në listën e heronjve të Revolucionit të Vonuar Demokratik të Shqipërisë. Ata mund t’i fusin në burg, mund t’i persekutojnë, mund t’i mbajnë të izoluar, por fama dhe lavdia e tyre në zemrat e demokratëve, do të rritet shumëfish.
Ata mendojnë se do të çarmatosin Strazimirin, duke i marrë një pistoletë pa leje. Gaboheni rëndë zotërinj! Gent Strazimiri është vetë një fuçi baruti, që kur të shpërthejë do hedhë në erë gjithë ndërtesën e atij parlamenti kriminal. Dhe ka për ta bërë me siguri në ditën e parë të lirisë së tij. Ai nuk mposhtet kurrë.
Ju mendoni se Çim Babasi do mposhtet nga pushteti juaj? E keni provu zotërinj ta dënonit atë duke e akuzuar se gjoja bashkëpunonte me djalin tim në Gërdec, por nuk keni mundur. As tani nuk do mundeni. Ai nuk do të dorëzohet. Ju mendoni se e keni lënë PD pa kryetar në njësinë 5? Gaboheni rëndë. Kastriot Islami është zëvëndësuesi i denjë i tij.
Demokratë dhe demokrate!
Me këtë akt të rëndë që ka ndërmarrë regjimi në pushtet, unë po bëj publike kushtin përfundimtar të Partisë Demokratike për reformën në drejtësi. Nuk ka reformë në drejtësi pa u ndaluar punimet tek parku ku ndërtohet këndi i lojërave për fëmijë. Nuk ka reformë në drejtësi pa lirinë e Babasit dhe Strazimirit. “Mos prekni Babasin”! “Mos prekni Strazimirin”! Kjo është deviza jonë tani e tutje. Nuk duam t’ia dimë më as për Rakip Sulin, as për Vali Leskaj. Tani kemi kauzën tonë.
Të dashur demokratë dhe demorkate! Ata që bënë 21 Janarin, ata që mbanin në duar çadra pistoletë, mendojnë se dhe Strazimiri është si ata dhe u duket çadra e Strazimirit si pistoletë. Po jo zotërinj! Ju mbani çadra pistoletë, kurse pistoleta jonë e vetma, është çadra e revolucionit të vonuar demokratik, që do ngrejmë tek Liqeni. Përpara”.
I them kokzbathmit trimit strazos dhe “ambjentalistit” cim babasit, ishalla se ka nermen sala me ju bo heronj, se po e pati vendos, shkut per lesh, si hajdari e jolldashi.
E mira eshte, shkoni zgjidheni vet venin e vorrit, se po ju lejn pa vorr, po ju morrin arkivolet dhe kur tmarojn pune me kryeministrin, po ju hudhin ne lan.
O z.Erjon mund te me thuash cfare do benin tek liqeni ata qe u mblodhen?Kur e dinit qe kerkonin nje pretekst per qellime te tjera pse nuk i late te lire ? Pse duhet te dergonit policine e shtetit aty?Cfare do mbronte dhe nga kush?Keto skena me duken te stisura nga te dy palet ,pasi keshtu ju pelqen te terhiqni vemendjen nga problemet qe shqetesojne kete vend dhe qe nuk jeni ne gjendje ti jepni zgjidhje.”PROBLEMI ME I MADH QE KA SHQIPERIA SOT ESHTE PARKU TEK LIQENI”.
O sal o gomar po te ishin herojt demokrat keshtu mjerr populli nuk esht genti hero to vij turp o sal leshi
Qe moron nje njeri we ka arm pa leje pse nuk moron edhe to tjeret qe I fusin me burg per new cigare bar turp te kesh plak. Matuf
Aha, Sali Berisha paska lajthitur politikisht dhe mendërisht.
Mbase ky kushtrim I saliserbit eshte shpresa e fundit per te mbijetuar dora e krimit te pasaredhesit katilit enver hoxha Pseudo demokrati salih po luan si ne Poker all in per te mbetur ne loje Ose fundi eshte kthimi ne serbi ku gjerat jane bere si plan i dyte