Reagimet e forta nga Tirana për masakrën në Bruksel

22 Mars 2016, 19:43Antena TEMA

Kryeminsitri Edi Rama shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe bëri thirrje për paqe dhe tolerancë.

-Qeveria ime merr përsipër të jetë shembull i bashkëjetesës fetare, paqes sociale dhe mirëkuptimit, tha Rama.

Në partinë tonë, kemi pasur elementë fondamentalistë, që kanë provokuar me librat e tyre fenë myslimane, por në Kongresin e fundit kemi marrë masa ndaj tyre dhe sot ata mund të thuhet se nuk janë më pjesë e Partisë Socialiste. Biles nuk kam denjuar as të bëj garë me të. Nuk dua t’ia zë emrin në gojë, por e dini vetë ju.

Ilir Meta: Ngjarjet në Buksel janë dëshmi e mungesës se qetësisë dhe dashurisë mes fesë islame dhe vlerave perëndimore. Atentati ka ndodhur më 22 Mars, që është festa jonë kombëtare e Komunitetit Bektashi. Me këtë rast do të ishte e udhës, që këta elementë ekstremistë të bëhen pjesë e Komunitetit fetar Bektashi, me qëllim që të jenë më të çliruar nga urrejtja dhe të ndjehen më të përfaqësuar në botën perëndimore, pasi Komuniteti Bektashi është si LSI, e cila është urë lidhëse mes të majtës dhe të djathtës. Dhe bektashinjtë janë urë lidhëse mes krishtërimit dhe myslimanëve. Kam fol me Baba Mondin dhe është gati t’i pranojë, boll të bëjnë nga një qengj kurban.

Sali Berisha: Ngjarjet në Bruksel dëshmuen se janë të organizue nga Edi Rama. Më thoni ju mue, çfarë donte Taulant Balla në aeroport dhe pse pikërisht u kthye nga aeroporti në stacionin Malbeek. Kudo që ai ecte pasohej nga shpërthimet si tek filmat e Van Damit. Të gjitha këto tregojnë se ai qëndron pas ngjarjeve, pasi Edi Rama nuk do të bëhet reforma në drejtësi dhe do të tërheqë vemendjen e Brukselit në punët e brendshme, që të mos merren me drejtësinë.

Por kryeargumenti që këto janë të organizuara nga Edi Rama është fakti se, megjithëse u gjend në dy vende njëherësh, ai nuk u vra. Kjo ka ngjallur një zemërim të madh popullor, pasi kjo masakër është e komanduar dhe e manipuluar nga Edi Rama. Biles sipas të dhënave të mija, ai ka dërguar aty dhe Erion Veliajn, i cili udhëtonte me avion nga Tirana në Bruksel, por kur ishte në ajër, Taulanti e njoftoi me sms që aksioni u krye dhe avioni i tij devijoi për në Paris. Të gjitha gjurmët e gjakut të çojnë tek Edi Rama. Mos harroni. E gjitha u kurdis më 22 mars, ditën e madhe të fitores së Partisë Demokratike në mars 1992, që është fitorja më e madhe dhe e vetmja e PD në historinë e saj. Ne duhet të ngrihemi ta shporrim. Përpara!

2 komente në “Reagimet e forta nga Tirana për masakrën në Bruksel”

  1. M A R K O says:

    hahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje