Doktori shpjegon para Grupit suksesin e Lulit në SHBA

16 Mars 2016, 20:34Antena TEMA

Sot në mbledhjen e grupit parlamentar, Doktori informoi grupin mbi vizitën e Lulit në SHBA.

“Është një vizitë historike, tha Doktori. Më e mira qysh kur është krijuar shteti shqiptar.

Dy ditët e para kanë qenë një sukses i vërtetë.

Ka pas një takim historik me kongresmenin Eliot Engell. Zoti Engell është një mik i madh i Shqipërisë dhe Kosovës, dhe ishte mahnitur kur kishte parë një grup djemsh e vajzash të reja që i thanë jemi me Berishën.

Më mori në telefon.

-Nuk u besova syve, tha. I pyeta disa herë, derisa u sigurova që ishin të partisë tënde. U gëzova shumë. U dhashë një kafe dhe biseduam gjatë. U kënaqëm shumë. Ishte dhe zoti Mediu. Më tregoi që kishte blerë një këmishë me ulje dhe një palë syze të lezetshme. Është djalë shumë i këndshëm.

Pastaj kanë shkuar tek zyra e Shoqatës së Atlantikut. Është zyra më e rëndësishme në SHBA. Tek ajo shoqatë shkojnë njerëz që duan NATO-n. Këtu tek ne e ka pas drejtue zoti Moisiu, por atë e blenë socialistët. Zyra e Atlantikut në SHBA është shumë e rëndësishme. Aty Luli ka shkëlqye.

U ka thënë do ketë mosbindje civile masive. Populli nuk do t’i bindet më qeverisë. Janë tronditur ata. Njëri prej tyre i ka thënë dikujt tek veshi, dhe këtë e ka dëgjuar vet Strazimiri, që duhen njoftuar shefat të bëhet gati NATO, se mund të dalë vendi jashtë kontrolli.

Situata u bë shumë shqetësuese. Luli kishte vazhduar, i kishte bombarduar me mosbindje civile. U kish bë të qartë se reformë në drejtësi, do ketë vetëm pas mosbindjes civile. “Nuk mund të ketë drejtësi nga krimi. Shenja më e qartë është se PS dhe LSI janë bërë bashkë e duan reformë tani”, u tha Luli.

-Çfarë tregon kjo?

Kjo tregon që nuk duhet bë reforma. E thjeshtë!

Pastaj në mbledhje ka hy dhe një zonjë tjetër, e cila me sa duket kishte ardh me vonesë U informue dhe ajo kush ishin dhe u gëzue shumë. Luli ja shpjegoi dhe një herë atë punën e mosbindjes civile. Ajo u bë e bardhë në fytyrë

-Po ne zoti Kerry na tha se “ju po ecni në drejtimin e duhur”, i tha ajo.

-Në asnjë mënyrë, i tha Luli. Ai është slogan i socialistëve. E ka mashtruar Edi Rama. E ka ble Edi Rama me paret e krimit. Në asnjë mënyrë. Nuk do ketë reformë, nuk do ketë zgjedhje, do ketë vetëm mosbindje civile. Ose ne në pushtet, ose ai vend nuk do gjej paqe.

Ishin bë zi si këpuca. Ishte dhe Fatmir Mediu aty. Ua konfirmoi dhe ai që aty njerëzit e korruptuar dhe kriminelët janë në pushtet. Aty mbetën ata. Nuk kishin çfarë të thoshin më”.

Heshtja pllakosi sallën. Ed Halimi që duhet të mbyllte mbledhjen tha se donte t’u fliste pak për reformën në drejtësi, por pas fjalës së Doktorit gjithçka është e qartë. Duartokitje.

4 komente në “Doktori shpjegon para Grupit suksesin e Lulit në SHBA”

  1. Luani usa says:

    Hahahaha……..! Njeri prej tyre i ka thene dikujt tek veshi, dhe kete e ka degjuar vet Strazimiri,qe duhet njoftuar shefat te behet gati NATO,se mund te dale vendi jashte kontrolli…. Ishin be zi si kepuca ishte edhe Fatmir Mediu aty Ua konfirmoi dhe ai qe aty njerezit e korruptuar dhe kriminelet jane ne pushtet.Aty mbeten ata.Nuk kishin cfare te thoshin me,me kete kjo eshte pjese e tregimeve nga Dr.Sali Berisha qe eshte qesharake dhe komike ne keto 25 vjet e fundit te transformimit te sistemit komunist ne ate demokraci te brishte..!! P.S. Mjere shqiptaret me jashte tokesor te PD-se

  2. Luan Baci says:

    “I ndershmi” Basha, qe “nuk ka kryer” asnje qindarka vjedhje nga leket e popullit dhe te Shqiperise, qe eshte teper “human” dhe qe “nuk ka kryer” asnje krim ne jeten e tij, nxin cdo gje shqiptare tek politikanet e huaj, me synimin mashtrimin e tyre dhe gjetjen e mbeshtetjes nderkombetare per te vendosur “demokracine e vertete” ne Shqiperi. Ky “udheheqes i shquar” ashtu si dhe “babaj I tij politik” Sali Serbi Ram Berisha, mendojne dite e nate “per perparimin dhe lulezimin” e Shqiperise.

    “Shqipëria dhe shqiptarët janë sot para një sfide të madhe: të largojnë të inkriminuarit nga politikëbërja dhe administrata, të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të rikthejnë shpresën në vend. Këto sfida nuk janë të lehta, pasi ky grup oligarkësh që kontrollon pasuritë e Shqipërisë do të kërkojë me çdo kusht të deformojë vullnetin e zgjedhësve, siç bëri në 2015-n, duke blerë vota dhe kërcënuar votuesit”, tha Basha.

  3. Konica says:

    O doktor ai luli qe te duket ty si engjell dhe si I besuari yt …prej lulit do vije dhe fundi yt..ti ke nje faktor kundra, moshen..je plak kurse luli eshte I ri eshte pelivan fix sic e pelqen perendimi..

  4. Wwwwwww says:

    Bravo konica, luli po ben dopjo loje, po kujt ti thuash ,shpellar vucovicit, ketij i kan ikur delet me kohe,, e di qe vet se pjerdh me njeri ne amerike dhe con lulin dhe luli pa ja ngul pa ndier dhimbje,,, kur do ta mbyllin ne psikiatri kete ,,, ky eshte rrezik dhe per familjen ku jeton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje