Kunati po harton një material mbi një tablo sinoptike të grupeve armiqësore, që duan të prishin protestën tek Liqeni. Nga analiza që ai u ka bërë grupeve që veprojnë aty, ka mbërritur në përfundim se janë tre grupe armiqësore.
Grupi i parë është grupi “arqiomarksist” , ose ndryshe “Fraksioni i Qorrit”. Ai është i drejtuar nga një kryetar në ilegalitet me nofkën “Qorri”. Nuk dihet nëse ka dashur të imitojë fraksionin e Anastas Lulos, por është e sigurtë se kanë ideale të përbashkëta me atë grup.
Ky grup, i cili në thelb kërkon të mbështesë të majtën shqiptare që të triumfojë socializmi i vërtetë, është i rrezikshëm, pasi në përbërje të tij ka djem dhe vajza që kanë qëlluar dhe Lulin me shishe, dhe Doktorin me Supermbesën kur kanë dalë në protestë, dhe Edi Ramën me vezë. Dyshohet se ky grup ka organizim të fortë militar dhe ka struktura ilegale ushtarake. Ndaj tij duhet pasur kujdes.
Grupi i dytë është grupi i quajtur “Fraksioni i Xhepit”. Në këtë grup bie në sy Sazani, i cili për çdo protestë fut nga një kontratë në xhep dhe për këtë arsye quhet “Fraksioni i Xhepit”. Nuk ka lidhje me Sadik Premten, që kishte nofkën “Xhepi” në luftë.
Në këtë grup janë të përfshirë aktivistë të paguar të shoqërisë civile, që protestën e kanë mjet pune dhe jetojnë me të. Pra, shikojnë interesin e xhepit. Sipas vëzhgimeve të Kunatit, ata ushtrohen çdo ditë para pasqyrës, si të marrin poza para kamerave, si të imitojnë Albin Kurtin kur e arreston policia dhe si të bëjnë gjeste simbolike si “Mjaft” dikur. Edhe ky grup, sipas Kunatit, punon për llogari të së majtës. Ëndrra e secilit prej tyre është të bëhen si Erion Veliaj.
Grupi i tretë është “Fraksioni i Zjarrit”. Ai përbëhet nga Altini dhe Zirkoni. Këta kanë dy motive të mëdha në jetë. E para t’ia arrijnë dhe një herë ditës të marrin para nga Fondacioni Soros, nga i cili janë paguar dikur deri nga viti 2002. Dhe e dyta, t’ia arrijnë dhe një herë ditës, të vijë PD në pushtet, t’u jap para siç u dha më 2011 kundër Edi Ramës, në një fushatë prej 2 milion euro, duke sajuar një shoqatë “Zgjohu”.
Ky grup, sipas Kunatit, ka identifikuar sot një armë të tipit “çadër psitoletë” që e ka përdor Policia Bashkiake, e cila sipas gjithë gjasave, bën pjesë në arsenalin e armëve që ka ngel nga 21 Janari, nga ushtria e Edi Ramës.
Sipas vëzhgimeve të Kunatit, të treja grupit janë në armiqësi të vërtetë me njëra- tjetrën dhe sot rreziku më i madh ka qenë se mos përlesheshin me njëra- tjetrën.
Njëri grup, ai i “Qorrit” kërkon të ngrihen çadra. Grupi i “Xhepit” kërkon vetëm të dalë në televizion, kurse grupi i “Zjarrit”, kërkon t’i vihet zjarri kantierit.
Në fund, Kunati rekomandon që të bëhet një mbledhje e gjithë fraksioneve me qëllim gjetjen e gjuhës së përbashkët, dhe zgjedhjen në krye të të gjithë grupeve të një kryetari ambientalist.
Mbledhja do të bëhet në taracën e katit 14, tek “Pallati i Lulit” tek Liqeni, meqë ai nuk e ka ndërtuar katin shtesë që i ka dhënë vetes leje. Aty nuk ka shanse t’i zbulojë njeri. Për të ruajtur traditën e bashkimit të grupeve komuniste, në mbledhje do ketë dhe të deleguar jugosllavë, dhe për këtë është zgjedhur me unanimet Jamarbër Malltezi, pasi vet është me origjinë boshnjake, gruan e ka me origjinë serbe, kurse babi i ka vënë emrin shqiptar. Si i tillë, mbetet simbol uniteti.
Hahahahaha