Zbulohet motivi i protestës së grave të PD para Kryeministrisë

27 Shkurt 2016, 18:44Antena TEMA

Gratë e PD kanë vendosur të bëjnë protestë para Kryeministrisë, kundër Edi Ramës. Pamela, që drejton gratë e PD, në deklaratën që njofton protestën e PD, paska thënë se ajo e ndjen që “thellë- thellë, Edi Rama flirton me të”.

Kjo ka ngjallur revoltë brenda grave demokrate.

Në reagimin e përbashkët të grave thuhet se fjala “thellë- thellë” është e papërcaktuar dhe krijon keqkuptime, përderisa gratë do dalin të protestojnë për përdorimin e fjalës mitër. Alibia e Ramës se ka thënë “motër” dhe jo “mitër” bie, pasi Rama nuk ka motër dhe nuk ka se si të jetë mësuar të përmendë fjalën motër Ai me siguri që ka thënë mitër, por tani kërkon ta mohojë.

Nga ana tjetër, deputetja e Peqinit, që është dhe më e bukura e grupit parlamentar, nuk mund të pranojë kurrsesi që Rama të flirtojë me Pamelën dhe jo me atë. Ajo ka bërë të ditur në disa dalje publike, se ndaj saj kanë shumë zili për bukurinë e saj. Për këtë, ajo ka akuzuar dhe gazetën TemA, që nuk i zgjedh foto të bukura, aq më tepër foto që tregojnë shpirtin e saj të bukur. Kështu që ajo mendon se Rama po flirtonte hapur me të para se ta gjuanin me vezë, ndaj nuk e kishte mendjen.

Nuk ka ngelur pas në protestën e saj dhe deputetja bjonde nga Mirdita. Kjo e fundit ka argumentuar se gratë e Mirditës e kanë zakon me Kanun që gjuajnë ndaj burrave me letra të lagura, por Kanuni nuk parasheh kundërpërgjigje nga burri. Ai duhet të marrë letrën, ta nuhasë mirë nga se është lagur, dhe nëse nuk është diçka e veçantë, duhet ta hedhë letrën në kosh pa bërë koment. Kanuni i Mirditës parashikon po ashtu, që nëse burri nxehet, ai atëhere është në gjak me gruan dhe kjo shlyhet vetëm duke marrë gjakun, ose duke i rënë në gjunjë asaj për t’i thënë se ke dëshirë të flirtosh me të. Për këtë shkak, ajo beson se Rama thellë- thellë flirton me të.

Në këtë pikë, ajo mendon se hedhja e letrës ndaj Ramës është e mbrojtur me Kanun, ndërsa përgjigjia e Ramës, nuk është e paraparë në Kanun dhe për këtë do duhet protestuar. Ajo mendon se Rama e ka bërë nga xhelozia që ka për të, pasi atij ja ka qejfi, por nuk ja mban dhe i dridhen këmbët dhe gjithë gjërat që ka poshtë pantallonave, kur kujton se po i shkon mendja të ketë punë me një femër nga Mirdita.

Në debat u përfshi dhe Jozi, e cila i injoroi arsyet që kishin shpikur gratë për PD, por theksoi se ai ishte burrë i keq, pasi ka fyer më parë dhe Sali Berishën, që është idhulli i gjithë grave të PD.

Protesta e grave do ketë dhe dy simbole mashkullore, Strazon dhe Bedriun, të cilët po ushtrohen për të qëlluar në shenjë me vezë herën tjetër.

Protesta para Kryeministrisë, synon që të nxjerrë Ramën në dritare të Kryeministrisë, të kthejë kurrizin nga bulevardi dhe të hedhë prej andej një letër të lagur. Kush ta kapi prej grave, ajo është femra që ai thellë- thellë flirton në mendje me të.

Pas gjithë këtyre përgatitjeve, Pamela, i tregoi dhe Rulit skenarin e tyre që do të përdorin para zyrave të Ramës.

-Bravo u qoftë, tha Ruli. Gjithnjë kam menduar që në këtë parti askush nuk është në vend të vet. Gratë janë në vend të burrave dhe burrat në vend të grave. Vetëm një sugjerim kisha. Këtë Strazon kur ta nxirrni para Kryeministrisë, jepini në dorë një parrullë ku shkruan “Je suis, Albina, je suis mirditore”

5 komente në “Zbulohet motivi i protestës së grave të PD para Kryeministrisë”

  1. bull says:

    Kush I shkruan keto idiotizma dhe tallet me grate e vendit? Lerini grate te shprehin ate te ndjejne dhe po ndjejne se nuk respektohen (ashtu si tregon ky artikull) kane mese te drejte te protestojne dhe te protestojne fort para ketij kryeminstri qe eshte bere si balozi I dale nga deti. Ngriuni gra dhe jepini shkelmit balozit Edi!

    1. Q.S says:

      Po mire se do ngriheni, po per cfare apo kuturru si perhere. Apo te bejne nje tjeter 97 pavaresisht se mund te vritet me mijera shqiptare. Apo u mesuat tani e sju ban pershtypje. Turp per injorancen qe ju ka lene Sala, turp edhe per babezine qe kane, qe jane gati te bejne gjithca per pushtet

    2. sopiqoti says:

      Me i lumte mendja dhe dora atij qe i ka shkruar keto radhe dedikuar grave te PD-s.Ne detyren e tyre si deputete nga qe mendja nukc u pjell ndonje mendim tjeter per te miren e Shqiperise meditojne per protesta para kryeministrise per tia treguar ” qejfin atij horri ” qe iu drejtua Albines nga Mirdita me ate cilesim te pandigjuar mire as nga ajo vete POR te supozuar nga shoqet e saje.Tundjani grushtin mire “atij3qafiri” qe te mos i tunden ato qe ka poshte pantallonave as te ligjeshmes.

  2. pokeristi says:

    z.Baze!Thone se humori te zgjat jeten!Humori i ravijezuar me seks t’a sterzgjat.

  3. Che Guevara says:

    Mjeshterisht! Atij @ bull-it i mungojne fjalet e fundit te komenteve te tij klishe ne fb”No koment dhe M.L.- Lezhe”. Nje ithtar i pasherueshem i Saleh Berishes dhe i PD-se, ndonese e ka kaluar njehere ylberin socialdemokrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje