Të gjithë u bënë dëshmitarë të një ngjarje plot humor në protestën e PD para Bashkisë. Një burrë i vjetër u ngjit në tribunë, mori mikrofonin dhe filloi të fliste. “Sala e ka mbajt 23 vjet, boll më tani, ta mbajnë ene këta të tjerët…”, tha.
Kaq u desh dhe mbi burrin plak, u vërtitën një tufë njerëzish për t’i marrë mikrofonin dhe për ta rrahur.
Pas kësaj, Kunati filloi hetimet se kush e infiltroi plakun në protestë dhe kush i dha mikrofonin.
Në fillim pyeti rojet e protestës.
-Se di si hyri, tha roja. Por pashë që po dëgjonte këngën në altoparlant, ndaloi dhe u kthye e u fut mes turmës. Pastaj u nis drejt mikrofonit.
Edhe disa dëshmi të tjera ishin të përafërta. Plakun nuk e njihte njeri. Nuk e kishin pare herë tjetër në protestat e PD.
I shqetësuar, Kunati kërkoi të gjenin plakun që e kishin rrahur, ta merrnin me të mirë e ta pyesnin si ndodhi.
Plaku ishte ulur në një kafe aty afër tek Pallati i Kulturës të mblidhte veten.
Dy të dërguarit e Kunatit ju ulën në tavolinë, e qerasën dhe dhe filluan muhabetin.
-Po si ndodhi që vajte në protestë, i thane?
-Se dijsha fare që ishin këta të Salës, tha plaku. Po iksha në shesh, kur dëgjova që po këndonin labçe. Epo thashë mo, po bëkan protestë këta tanët. Se këta të Salës kur bëjnë protestë, këndojnë “Azem , Azem ti je gjallë”.
Epo thashë qenkan tanët e u futa në turmë, e shkova tek tribuna. Kur u afrova aty pash që ishin të gjithë nga Bathorja, por thashe me vete “plak jam, dhe mund të kem lajthit”. Se me e mbush sheshin me njerëz nga Bathorja, e me u vë me dëgju labçe, është si ti futësh në dhomë torturash.
Kshu mo u gënjeva dhe unë thashë do jenë socialista këta, dhe t’u them dy fjalë kundër Salës. Sa hapa gojën më kapën zvarrë, mu turrën e më rrahën. Ca s’më kanë bë. Po ça faj kam unë që kta ene janë malokë, ene protestat i bëjnë me këngë labçe.
Dy të dërguarit e Kunatit u qetësuan.
-Qenka i rrjedhur, thanë, nuk i duhet vënë re.
Shkuan dhe i raportuan Kunatit. I shpjeguan se ishte ngatërruar nga kënga labçe e Agron Llakaj, dhe nuk e kuptonte dot, se si protestuesit ishin nga Veriu dhe dëgjonin labçe.
-Epo këtu qëndron forca e Lulit, u tha Kunati. Luli ka një jetë që dëgjon labçe në shtëpi dhe nuk e ka problem. Duhet stërvitur dhe elektorati
Fantastike,kjo antene.
? e Fort kjo. Na kenaqe. Hahaha..