Pas ikjes së sekretarit Kerry, politikanët që patën fatin të takojnë sekretarin e Shtetit nuk munguan të japin opinionet e tyre. Shumë prej tyre në tërësi ndjehen të surprizuar nga personaliteti i sekretarit Kerry, por dhe nga komunikimi me të.
Jari: Ishte një ditë e paharruar për mua. Sekretari Kerry ishte më i gjatë se unë, dhe zbriste shkallët shumë shpejt. Kur flisja unë, ai dëgjonte, kurse kur fliste ai, unë dëgjoja dhe qeshja. Nuk e besoja dot që e kisha kaq afër. Ishte dhe njeri i mire, dhe i thjeshtë. Më tha disa herë “Po pse u mundove mo burrë, se nuk u bë qameti, takoheshim herë tjetër”.
-Unë për ty i bëj natën, ditë dhe dimrin, behar, i thashë. Ja, pushoi shiu sa zbrite.
Aty nuk e mbajti dot më dhe buzëqeshi. Mu duk vetja si zog me flatra që flutroja në qiell të lirë. Nuk e kuptova fare si ikën ato tre minuta të paharruara që ndenjëm bashkë.
Rama: Mund të them se e vetmja pikë e fortë e tij ishte zbërthimi i detajeve të pikturave. Pasi e pa me kujdes një nga fluturat që kam në zyrën time, e cila nga pozicione të ndryshme duket ndryshe, herë si mizë e herë si xixëllonjë, mu kthye gjithë humor dhe më tha: A e ka populli juaj atë fjalën e urtë “Të gjesh gjilpërën në kashtë?”
-Po e ka, i thashë.
-Paske bërë zgjidhje të mirë me këto vizatimet, më tha. Eshte një detaj i rëndësishëm që të bind realisht përse populli nuk i kupton arritjet e qeverisë.
Me thënë të drejtën është i pari personalitet politik që e ka kap në ajër idenë e atyre vizatimeve.
Luli: ishte një takim i paharruar. I prezantova drejtuesit kryesorë të opozitës, zotin Bumçi, zotin Paloka, zonjën Tabaku, por ajo që i bëri më shumë përshtypje në fund ishte kur i thashë: Ky është zoti Berisha, e kam konsulent për çështje diplomatike. Ai u kthye nga konsulenti im, e pa i mahnitur dhe e përshëndeti.
-Si ju quajnë, i tha?
-Mal, i tha konsulenti im.
-Gëzohem, i tha zoti Kerry, dhe m’u kthye mua: Uroj që opozita t’i kapërcejë malet që i dalin para në rrugën drejt pushtetit. Ishte shumë poetike.
Tabaku: Ishte një takim i paharruar. Ai erdhi në tavolinë, e mori vetë karrigen, e afroi, pa se mos ishte e lagur, pastaj u ul. Unë e kisha përballë, vetëm 40 cm larg. Mund ta prekja me dorë. I shkruajta një sms Fevzos nga tavolina, i thashë a ke ndonjë porosi, se më duket babaxhan burrë.
-Mos humbisni kohë me të, më tha, se dhe Obama e ka bezdi kohët e fundit.
Kur u ndamë ai ma dha dorën dhe me pyeti: Edhe ju jeni deputete?
Mu bë një si lëmsh në grykë, fjalët mezi më dilnin, por ashtu e përhumbur dëgjova Aldon që i tha, “Po po, dhe kjo si unë është”.
-Përfaqësuesi i LGBT: Pata një bisedë të hapur me të për mentalitetin e shqiptarëve për homoseksualët. Më pyeti çfarë kuptojnë shqiptarët me fjalën homoseksual?
Ishte një pyetje e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë. Më çliroi tërësisht.
-Më lejo të tregoj një anektodë shqiptare, i thashë, që e shpjegon këtë që kërkoni ju.
-E pyeti djali vogël babain, që kish qenë dikur në burg, se çfarë do të thotë homoseksual. Ose siç i thonë shqiptarët, b….irë
-Po ja të keqen babi, i tha ai. Kur isha unë në burg me xhaxhi Faikun, e lamë që të hënë, të martë dhe të mërkurë të ma bënte ai mua, të enjte, të premte dhe të shtunë t’ia bëja unë. Dhe kështu ndodhi. Të hënë, të martë dhe të mërkurë ma bëri ai mua. Kur erdhi dita e enjte, që duhet t’ia bëja unë, ai nuk donte dhe nuk pranoi. Ai është b….irë të keqen babi.
-Aha, e kuptova, tha sekretari. Qënka e lidhur dhe kjo punë me besën, d.m.th me fjalën e dhene.
-Po, i thashë. Na mori më qafë kjo gjë.
Cfar fshihet e nuk flited nga vizita e John Kerrit ne Shqiperi?
K.O.S.S. (KRIMI ORGANIZUAR SHTETEROR SHQIPTAR), eshte shume i rrafinuar dhe e di shume mire se si ta blejne heshtjen e Amerikes ndaj KORRUSIONIT SHTETEROR, dhe shtrirjen e saje KRIMINALE ne E.U., e ne SH.B.A.
Amerika e perdor Shqiperine si plan “B”, por edhe K.O.S.S. e di shume mire se ceshte ky plan e se si te perfitoje nga plani “B”, sidomos kur plani Amerikan nuk realizon objektivat e saja si ne shvendosjen e terroristeve si te Guantanamo Bay, ashtu edhe te Muxhahedineve, kur keto se bashku nuk pranohen te strehohen ne vended e E.U. nga vended me te advancuara demokratike Evropiane.
Si Sali Berisha/Fatos Nano/Ilir Meta, edhe anetari me i ri i organizaten drejtuese te KOSS’it Edi Rama, blejne heshtjen e shtetit Amerikan ndaj korrupsionit e veprimtarise kriminale ne pastrimin e parase se zeze, prostitucionit, trafikut njerezor, droges, edhe pse kjo rrezikon drejteperdrejte qetesine e interasat publike si ne E.U., ashtu edhe ne SH.B.A.
KETO MARREVESHJE RREZIKOJNE INTERESAT KOMBETARE TE SHQIPTARISE!
Zgjidha e problemit? Rilindje te herojve KOMBETARE.
AVNI RUSTEMI!
Populli Shqiptar po vuan e ligeshtohet dita dites per heronje te tille!…