Një peticion i nënshkruar nga fansat e deputetit kaubojs, po qarkullon në media. Fansat e deputetit kaubojs, janë ndjerë të zhgënjyer nga kaubojsi, që i ka kërkuar ndihmë ambasadorit amerikan dhe krerëve politikë në Tiranë, se e ka kërcënuar një lezhian.
Në peticion thuhet:
“I dashur “kaubojs”!
E pamë letrën tënde dërguar ambasadorit amerikan, Gramoz Ruçit, Edi Palokës dhe Petrit Vasilit, ku ankoheshe se një lezhian të kishte marrë në telefon dhe të kishte thënë tani e tepërove.
Ti ndoshta nuk e di sa shumë të kemi lartësuar me mendje dhe zemër, që kur u bërë deputet. Më në fund menduam se e gjetëm mbinjeriun që na duhej, atë që do t’i bënte të futeshin në vrima këta të fortët e tjerë të Lezhës dhe Shkodrës në Kuvend dhe nuk do pyesje për ambasador amerikan, evropian apo kryetar grupesh parlamentare.
Krenaria jonë e ligjshme u rrit shumë, kur u bëre dhe kandidat për kryetar i PS-së, por meqë nuk ka zgjedhje në PS, i bie të jesh kandidat për kryeministër.
Por, letra jote e fundit na zhgënjeu shumë.
Si është e mundur që ti, i cili nuk ke pyetur as për Edi Ramën, shkon e trembesh nga një lezhian, vetëm se të kërcënon në telefon! Si është e mundur, që ti që je një burrë që të njeh gjithë Shqipëria, trembesh nga dikush që nuk e njeh askush!
Kjo gjë na ka zhgënjyer shumë dhe ende nuk kemi një shpjegim se çfarë ka ndodhur me ty. Që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejt dhe kjo gafë të harrohet, të lutemi për hir të dashurisë sonë për ty, duhet të bësh disa gjeste të forta.
E para, të gjesh atë deputetin demokrat që ja ka kërkuar Xhesikës dhe t’ia fusësh një shpullë publikisht maskarait, që paska dash të tradhtojë gruan. Nëse është Muli, siç përshkruhet nga identikti që bën Xhesika, mos ja fut me shpullë, se atij i lejohet të tradhtojë familjen, se është besnik në parti.
E dyta, të dalësh në Top Qenël në orën që ka intervistë Nexhmija tek Rudina, që ta zhurmosh intervistën e saj që të mos shikohet, me qëllim që të bëhesh figurë popullore duke e diskretituar atë publikisht. Dhe je në të drejtën tënde, pasi ne e dime që ajo herën e fundit do ta bënte me shokun Enver, dhe jo me Rudinën.
E treta, në takimin e radhës në garën për kryeministër, të deklarosh se në Milano kur hanit picë, ja ke futur një shpullë Edi Ramës, se gjatë drekës të ka njoftuar që do jesh në listë pas Ben Nokës. Pas kësaj, duhet të shtosh se Rama të dha fjalën që do ta ndryshojë listën, por nuk e mbajti fjalën.
E katërta, të deklarosh publikisht se mbështet Trump për kandidat për president në SHBA, me qëllim që ti iki truri ambasadorit Lu, që lufton kundër biznesmenëve në politikë.
E pesta, të kërkosh nga Papa Françesku që kuotat e katolikëve në politikën shqiptare, të mos i ketë më në dorë Edi Rama, por ti, pasi ky i fundit e ka mbush politikën me katolikë budallenj.
Nëse këto gjëra i bën sa më shpejt, besimi ynë tek ty do rikthehet fuqishëm dhe ti do jesh lideri i ëndrrave tona.
Me respekt fansat e tu, Lezhë, Zejmen, Manati, Bregu i Matës, Patok”.
ky eshte nje plehre !
Pse njeri eshte ky Eduardi? Une e dija lavatriçe? Hahaha. Lavatriçe çeke!
Ja i mall o karubojs
Ju lutemi shume, deputeti yne “pleher”, ju lutmi mos fyeni plehrat, se jane shume te dobishme ne riciklim, jane produketive, ju lutmi mos i fyeni mbetjet, pra plehrat. Ky ndocaj nuk sherben as per pleher, dmth, as per riciklim nuk ban, ndot shume keq ambjentin, eshte i papare, boll te shohesh fjalorin me perfektin dhe e kupton. Nejse do ta mbajne ne PS se i duhet per te votuar reformat.
mjere mjere mjere, socialista, demokratikas, socialdemokratikes, te majte te djathte, te qendres apo ku di une cjemi qe kemi dhe merremi me kete mbetje.