Kunati kalon në skenarin B për rastin Ksera

31 Janar 2016, 19:12Antena TEMA

Pas shfaqjes publike të Doktorit për rastin Ksera, Kunati kaloi me urgjencë në skenarin B, për të hedhur partinë në mbrojtje të Kserës.

Në raste të tilla, detyrat janë të qarta. Katër deputetë do të shkojnë të vizitojnë Kserën në qeli, ndërsa çdo ditë njëri prej tyre do të dalë të flasë për ta mbrojtur publikisht.

Sapo u dha sinjali se PD kaloi në skenarin B, në zyrën e Kunatit mbërritën me radhë njerëzit që janë të përcaktuar për këtë skemë.

I pari e mbajti frymën Ristani.

-Si do t’ia bëjmë, tha, se unë thashë prokuroria të bëjë punën e saj dhe të provojë akuzat që ka ngritur?

-Për ty s’ka problem, tha Kunati, se të jusitfikojnë vet njerëzit. Maksimumi do thonë ka hedh ndonjë gotë Beni e duket njeri normal. Por ti e di që në këtë parti duhet folur pa pirë, që të mos dukesh normal.

-Ke të drejtë, i tha Beni.

-Po unë çfarë qëndrimi të mbaj, tha Alibeaj?

-Ti duhet t’i mëshosh fort idesë se Kserën po e fut në burg Koçoja, tha Kunati.

-Po kemi fakte për këtë, Pyeti Alibeaj?

-Kemi, patjetër që kemi, tha Kunati. Ksera ka penguar kryetarin e Bashkisë së Dropullit të hyjë në konsorciumin e Koços. Është motiv i fortë.

-Qartë, tha Alibeaj. E qaj vetë tani.

-Unë e kam përgatitur vetë, tha Strazua.

-Çfarë ke përgatitur, e pyeti Kunati?

-Atë që do them publikisht për këtë rast.

-Çfarë do thuash, pyeti gjithë kuriozitet Kunati?

-Do t’i bie pak Kserës, tha Strazua.

-Në asnjë mënyrë, i tha Kunati, kemi urdhër ta mbrojmë.

-E di e di, e kuptoj, por e kam të rafinuar qëndrimin, tha Strazua. Dhe filloi të lexonte: Pyetja që unë shtroj sot për zotin Ksera nuk është çfarë ka bërë dje gjatë qeverisjes Berisha, pasi të gjithë e dimë që s’ka bërë asgjë të keqe, por çfarë po bënte ai sot për PD dhe të mirën e saj? Mendoj se asgjë. Unë nuk do t’ia fal kurrë zotit Ksera që në këto momente kaq dramatike për opozitën shqiptare, ai i krijon shqetësime liderit tonë Lulzim Basha, duke i shtuar sikletet që ka dhe duke e vënë në pozitë të vështirë me Doktorin. Unë personalisht jam betuar që nuk do lejoj askënd të fyejë apo shqetësojë Lulzim Bashën dhe me këtë rast dënoj dhe sjelljet e padenja të Kserës, që nuk gjeti gjuhën e përbashkët me prokurorët, por lejoi këtë skenë, që tenton të mërzisë kryetarin tonë.

-E paske qarë, tha Kunati. Për këtë Ksera e meriton të sulmohet.

Pastaj i erdhi radha Flamurit.

-Unë për vete marr përsipër t’i shkoj në qeli, tha, se i njoh policët dhe nuk më thonë gje.

-Dakord, i tha Kunati, por do t’i çosh dhe një celular me internet të lexojë çfarë poston Doktori.

-Celularin ok, tha Flamuri, por me internet shkon shumë dhe kam frikë se ma kap roja.

Në fund i duhej të fliste dhe Ruli, se e ka pasur bashkëdeputet të Qarkut.

– Që po e mbrojmë Spiron, po bëjmë shumë mire, tha Ruli, po puna është kush do mbrojë PD-në nga qëndrimi i pardjeshëm që mërziti Doktorin.

1 komente në “Kunati kalon në skenarin B për rastin Ksera”

  1. Ceke says:

    O Mero, te qifsha gruan dhe mitren ku do qe t’i kesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje