Konferenca e përbashkët për luftën tonë kundër korrupsionit në zgjedhje, na jep rastin të shprehim angazhimet tona të forta, që në proceset zgjedhore në të ardhmen të luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin.
1.Angazhohemi që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, 140 kandidatët për deputetë, të jenë njerëz të thjeshtë, të urtë, të sjellshëm, të rrjedhin nga familje të varfëra fshatare, ose punëtore dhe të kenë qenë fshatarë pa tokë, ose qytetarë pa prona.
2.Biznesmenët të cilët tentojnë të hyjnë në politikë, do t’u vëmë kushte të rënda, të papërballueshme për ta, duke rritur pragun e kontributit që duhet të japin për partinë, deri në 10 milionë euro. Kujt ja mban le të hidhet.
3.Njerëzit e inkriminuar, të cilët duan të hyjnë në politikë, do ta kenë thuajse të pamundur, pasi do të rrisim pragun e vrasjeve që kanë bërë, deri në 26 të vrarë, me qëllim që askush të mos ketë shanse të konkurrojë, veç atyre të Gërdecit.
4.Komisionerët do të jenë kryesisht gra mësuese, nga ato që kanë ngelur në testimin e fundit, të cilat do ta kenë si provë për t’i ripranuar mësuese, plotësimin korrekt të formularit të zgjedhjeve.
5.Çdo parti do të kursejë maksimalisht paratë në fushatë, duke mos tentuar të blejë mediet. Për këtë janë marrë masat që partitë t’i bëjnë vetë kronikat, t’i montojnë, dhe t’i dërgojnë gati në redaksi, me qëllim që të mos kenë mundësi të paguajnë redaksitë për lodhje në fushatë pas tyre.
6.Çdo kandidat që tenton të paguajë kafet e elektoratit kur ka takime, do të monitorohet dhe do të diskretitohet publikisht, si njeri që kërkon të blejë votën lire, me një kafe.
7.Çdo kryetar partie duhet të japë llogari deri në një, për qindarkat që harxhon në fushatë, sidomos nga lekët që merr nga qeveria. Nuk do të lejohet kurrë që në kasafortën e partisë të përzihen lekët e ardhura nga shteti, me lekët e pista. Ato do mbahen mënjanë.
8.Zotohemi se në fushatë nuk do të pastrojmë para të pista, por do t’i harxhojmë ato duke ja ndarë popullit fukara, që të gëzojë dhe ai një ditë të bardhë.
9.Në çdo qendër që do shkojë për kontroll ambasadori Lu, do nxjerrim para shkollës nxënës që do kërcejnë dhe këndojnë për votimet, si ditë e gëzuar dhe festive.
10.Çdo deklaratë e njërit prej nesh pas zgjedhjeve, që do të thotë se zgjedhjet u blenë, nuk duhet marrë seriozisht, se do ta themi nga halli, ndryshe na shkarkojnë nga kryetar partie.
BARCALETA E RADHES.TREGIM SHUME I BUKUR PER PLAKAT QE KANE JATUAR NE VITET 1800.