Sandri më në fund i del zot një gazetari

18 Janar 2016, 20:38Antena TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mjediset e Teatrit Kombëtar, ku drejtori i teatrit është përleshur fizikisht me një qytetar që shikonte shfaqjen, i cili rezultoi që ishte gazetar i një TV të Sandrit.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë dhe gazetari me të drejtë e bëri problem në redaksi çështjen e tij.

-Nuk bëjmë gjë dot pa pyetur Sandrin, i thanë në redaksi. Këtu i ka zënë njerëzit plumbi, e si kemi mbrojtur, jo ti që dy pëllëmbë ke hëngër! Të pyesim Sandrin, e të themi.

Pas kësaj i çuan lajm Sandrit për ngjarjen.

-Kanë rrahur një gazetar në teatër, i thanë, dhe duhet të reagojmë.

-Mos më çani trapin tani se s’kam ngenë tuaj, iu tha Sandri. Sa gazetarë shkojnë për k.. në teatër, do rri të ruaj ata unë.

-Është serioze shef, i thanë?

-Ashtu, tha Sandri! Ok reagojmë, por kam disa pyetje. Përgjigjuni këtyre dhe jemi ok.

Pas pak Sandri nisi pyetjet që përbënin dhe kushtin nëse duhet të reagonte apo jo për gazetarin.

1.Kush është rrahësi dhe çfarë lidhje ka me Edi Ramën?

2.A është e sigurt që nuk e rruan Rama po t’i biesh atij?

3.Me kë ka lidhje nga PS, ose LSI autori?

4.A ka lekë për reklama teatri dhe sa na jep ne?

5.A ka lidhje me Bashkinë e Tiranës?

6.A mund të na bëjë problem me ndërtimin që kemi nisur tek Parku?

7.A ka shtëpi tek Laguna Blu?

8.A ka shok atë Bushatin?

9.A shoqërohet më me Arian Çanin?

10.Si i ka marrëdhëniet me Blend Klosin?

11.Po me Gjiknurin dhe Beqajn?

12.A ka lidhje me Saimir Tahirin dhe mund të na prishë punë?

13.Si i ka raportet me LSI?

14.Po me Doktorin?

Pas gjithë këtyre pyetjeve, mori këto përgjigje:

“Në dijeninë tone, autori i krimit nuk ka ndonjë lidhje specifike me Edi Ramën, se është zgjedhur me konkurs. Për aq sa dimë ne, Rama nuk e vret shumë mendjen për teatrin dhe nuk ka shkuar asnjëherë të shikojë ndonjë shfaqje. Nga Partia Socialiste, me sa kemi parë, ai ka lidhje vetëm me Mirela Kumbaron, por kjo s’ka lidhje me PS. Që kur ka ardhur në krye të teatrit, nuk ka dhënë ansjë lek për reklama për ne. Nuk ka lidhje të mira me Erion Veliaj dhe kemi të dhëna që nuk na prish dot punë për leje. Nuk ka shtëpi tek “Laguan Blu”, se i bën lekët rrush e kumbulla. Me Andi Bushatin ka miqësi në distancë, është simpatizant i tij. Nuk ka lidhje me Blendi Klosin, por ka miqësi me Gjiknurin dhe Beqajn. Nuk ka lidhje me Saimir Tahirin, bile një herë policët e tij e kanë gjobit. Me LSI duket se ka raportet të mira, se ka qeras një herë LRI me bileta. Me Doktorin janë sharë publikisht.

Pasi lexoi përgjigjet, Sandri shkruajti në fund.

-Ok, të bëhet deklaratë dhe në emër tim, por u thoni atyre gazetarëve mos të na ngatërrojnë kot me qeverinë, se kemi halle të tjera.

2 komente në “Sandri më në fund i del zot një gazetari”

  1. Tirtep Alez says:

    A mundet qe Z Sander te kete ndonje rival te forte,ne problemet e gazetarise?

  2. LORA says:

    I bekuar qofsh Mero;mos e ndaj sandrin nga rubrika fantastike e Antenes,pergjate 2016-es.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje