Fjalimi falenderues i Grigjës në ceremoninë e “Gruaja e vitit”

14 Janar 2016, 20:26Antena TEMA

Lajmi se Grigja u shpall “Gruaja e vitit” nga një shoqatë që promovon vlerat e respektit në shoqëri për gratë dhe prirjet e tyre seksuale, ishte lajmi më i rëndësishëm i 24 orëve të fundit. Në ceremoninë e marrjes së decorates, Grigja mbajti një fjalë, e cila preku shumë zemrat e fansave të saj.

“Të dashur miq.

Të dashur fansa të mi.

Do të desha t’iu drejtohesha si zakonisht me një videomesazh, por komoditeti i të folurit para mikrofonit është në invers me atë që do të kisha bërë po të isha në krevat para kamerës së kompjuterit.

Dua të them se këtë çmim ua dedikoj juve, që nuk më braktisët në asnjë moment, edhe kur beteja ime më e madhe e këtij viti, ajo për fitoren e Bashkisë së Durrësit u transformua në humbje. Edhe pse nuk u vodh, edhe pse nuk u blenë vota, u gjet një mekanizëm që ato të transformoheshin kundër meje.

Por, përtej atij ligji ende të panjohur të transformimit të votave kundër meje, keni rezistuar ju, që nuk ka fuqi t’iu kthejë kundër meje. Dhe ja ku jemi sot, me një sukses të ri, me një fitore që e meritonim së bashku, me këtë vlerësim që duke mu bërë mua, u bëhet gjithë grave të Shqipërisë, që luftojnë për aspiratat e mija.

Unë vërtet kam humbur një palë zgjedhe, por nuk kam humbur shansin të fitoj vlerësimin si “Gruaja e vitit”.

Se “Gra të vitit” nuk bëhen vetëm ato që fitojnë. Sic dihet, gratë që fitojnë i kanë fitoret në shumicë prej burrave që kanë pas. Dhe e kam këtë dhe nga përvoja të mia të hershme. Gratë që humbasin e kanë meritë të tyre. Dhe mua më vlerësojnë sot, si një grua pas të cilit nuk qëndron më asnjë burrë, por jam e vetmja që provoj të bëj diçka, pavarësisht se në fund gjërat transformohen.

Të dashur fansa të mi.

E di që mezi prisni të shkoj në shtëpi, të ulem para kamerës së laptopit dhe t’iu çoj një videomesazh, por unë ju ftoj të shikoni këtë fjalim dhe këtë video, ku unë po ju drejtohem direkt ju.

Nuk është vetëm vlerësimi si grua e vitit, por po të shikoni blogun e Fevzos, jam dhe femra me trup më të bukur nga politika shqiptare. Kjo është natyrisht një dhunti e Zotit, por që unë e kam transformuar në dhunti të PD-së dhe femrave të saj.

Pas meje ka një prirje për femra të bukura në PD, duke i dhënë fund femrave agresive si Topalli, apo femrave të politizuara si Bregu. PD po afron një brez të ri femrash që flasin pa droje jo vetëm për politikë, por dhe për seksin dhe me kë duhet ta bëjnë dhe pse nuk duhet të bien në dashuri me armikun.

Ju e dini se të gjithë jemi njerëz e mund të gabojmë, mund të kemi lidhje të gabuara, por politika është një mënyrë për t’u pastruar dhe për t’u bërë korrekte në këtë drejtim.

Unë e di se çmimi që më jepet mua sot, më jepet se përfaqësoj jo veten, por ju, në betejën time për ta bërë politikën më romantike, më sensuale dhe më idilike.

Të gjithë ju mbani mend Doktorim e egër, që çirret nëpër tribuna dhe mallkon kundërshtarët, kurse unë jam krenare që e kam bërë atë një burrë të butë, që më reciton mua “Eseninin” dhe flasim pa fund për poezitë erotike të tij dhe Hajnes. Është kjo asryeja përse një politikane që humbet me vota nga populli, fiton me vota nga një shoqatë titullin “Gruaja e vitit”.

E patë besoj se një gazetë jo aq dashamirëse, kishte botuar një foton time, duke folur para Kryesisë së PD, ku të gjithë shikonin të pasmet e mija. Mos u shqetësoni, nuk është ashtu siç duket. Është një mesazh i fortë që politika do bythë. Ndaj dhe e meritojmë këtë çmim.

E juaja, Grigja!”

5 komente në “Fjalimi falenderues i Grigjës në ceremoninë e “Gruaja e vitit””

  1. Valentin says:

    Dhe humori kinez i Revolucionot Kulturor do isjte me domethenes.

  2. Mahmut Bakalli says:

    Nuk kam arsye moj Grida Duma per te mos te uruar per cmimin e bythes qe more per deshtimet e 2015, por meqe kam nje te njohur, nje figure autoritare ne fushen e sexit si z. Serxhi Mazkareku, i cili vdes te ta kercase nje here edhe sikur te shese vilen ne Durrres qe mezi e mori me gjyqe, ndaj provoje se nuk i dihet se cfare te ardhme te pret, pas Doktorit?!

  3. pokeristi says:

    Kryeveper,humori!…

  4. SS says:

    Kaq poshte kemi rene xha Sulo?? Na mori ne qaf e lena e P.D

  5. wow says:

    Nuk fallcifikuan, nuk mi vodhen votat por e di une si ma bene. Sigurisht qe vetem ti e di se ti e shijove.
    Eh moj Grid sikur te jesh moter me Xhozin per nga intelegjenca qe ke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje