Respekti i Lulit për pleqtë, garanci për Doktorin

12 Janar 2016, 20:44Antena TEMA

Kunati u shqetësua pak nga deklarata e sotme e Doktorit rreth presidentit të Venezuelës, që ka fituar zgjedhjet në moshën 74 vjeç. Sipas llogarive që bën Kunati, Doktori në vitin 2017 është 73 vjec dhe me këtë kriter, është në rregull. Akoma më shqetësuese, ju duk meraku i Doktorit për ndërkombëtarët, që sipas tij, nuk mund të të pengojnë të vish prapë në pushtet.

Në përpjekje për t’ia përmbledhur Lulit gjithë rreziqet nga kjo deklaratë, ai i bëri një memo, ku parashihte rreziqet:

Rreziku i parë është që kjo deklaratë po merret sikur ai kërkon të kthehet përsëri, se është ende në moshë. Kjo mund të na dëmtojë autoritetin tek baza e partisë, dhe të na krijojë përçarje. Me këtë rast, rryma e Topallit do përparojë. Ajo ka dalë dje në një TV dhe ka kujtur si i kanë vënë automatikun në kokë në një fshat të Vlorës. Me këtë kërkon të prekë demokratët e vendosur dhe qëndrestarë, si dhe të na diferencojë ne si njerëz që erdhëm me lugë në brez në vitin 2005.

Unë sugjeroj që për ta eklipsuar këtë përpjekje të Topallit, që tanimë ka për t’u fuqizuar nga deklarata e Doktorit, të bëjmë publik faktin që unë, motra dhe ti, ikëm nga Shqipëria për shkak të ngjarjeve të vitit 1997, pasi njerëzit kërkonin të na kapnin dhe të na digjnin të gjallë, pasi unë dhe motra e kishim Vehbiun dajon e mamasë dhe ty të quanin dhëndër të Vehbiut. Për këtë, me kursimet tona ikëm në Holandë, blemë shtëpi dhe vazhduam shkollat për të shpëtuar nga rebelimi komunist. Mund të paraqesim dhe detaje të vuajtjeve tona në Holandë, për t’i prekur njerëzit dhe për të dëshmuar se kemi qenë më të rrezikuar se Topalli.

Sa i përket moshës së Doktorit, duhet të publikojmë historinë e lidhjes tënde me Arnoldin, plakun e mirë që të qëndroi gjithnjë pranë, për t’i treguar atij, se ti di ta mbash fjalën ndaj burrave pleq.

Pjesa e dytë e intervistës më duket më delikate, kur ai flet për të huajt dhe për faktin që ata nuk mund ta pengojnë atë të rikthehet.

Me sa duket, ai duhet të jetë vënë në dijeni për kërcënimet që kanë bërë ambasadorët në zyrën tënde ndaj tij, nëse ai nuk e miraton reformën në drejtësi. Tani çështja është që ti të mos dukesh se nxit të huajt kundër tij. Ai me siguri diçka ka marrë vesh, se kot nuk flet. Ndaj mendoj se është e nevojshme të bëjmë publik faktin, që ti ke pasur lidhje të vjetra me të huajt, dhe nuk i ke shitur kurrë shefat e tu.

Mjafton të përmendësh me sa përkushtim ke punuar për dosjen e Ramushit dhe Fatmir Limaj në Kosovë, dhe nuk i shite kurrë shefat e tu tek Ramushi e Fatmiri, por ua mbushe dosjen siç duhej. Kjo tregon seriozitetin që ti ke në raport me të huajt, për t’i treguar atij që këtë respekt e ke për çdo lloj shefi, jo vetëm për shefat e huaj.

Këto dy pika të rrezikshme pashë tek dalja e tij sot në intervistë, nga zyra e tij private. Duhet ta marrim seriozisht dhe ta qetësojmë, ndryshe do na hapi telashe”.

1 komente në “Respekti i Lulit për pleqtë, garanci për Doktorin”

  1. Gopisti says:

    Hahaha. Per mua pleqte duhen respektuar, por deri ne nje cak. Ata nuk duhet te behen te bezdiseshem dhe as te cajne bythen. Kjo eshte edhe sentence e emblems se gazetarise shqiptare, zotit Qim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje