Sandri: Do të ketë një vitë të mirë. Pas dy muajsh do ketë një gëzim se do përundoj një ndërtim të nisur me sherr por që në fund duket se do ta gëzoj rehat. Marsi e favorizon të shkoj në paqe me fqinjët dhe ata do shkojnë ti kërkojnë falje.
Punët në TV do ti shkojnë mirë. Petrit Beci pritet të marrë drejtimin e ABC Neës, për ta dispilinuar Shkullakun. Fevzo do vazhdoj si e ka nisur, të pyes edhe në emision, edhe në shkrime.
Kunati: Sapo të kthehet nga Hollanda ku ka ikur qysh për Krishtlindje me Lulin do laj makinën e Lulit. Pastaj do ajëros zyrën dhe do ndez kondicionerin. Mendohet të pij një deri në dy kafe në ditë. Mëngjesin dhe darkën si zakonisht në shtëpi me Lulin. Drekën me vete, ose nëse nuk është Doktori tek SHQUPI në restorant.
Flamuri: Pritet të kthehet nga Kuksi para se të zërë dëbora. Pastaj pritet të shkoj prap në Kukës kur të shkrij dëbora.
Doktori: Pritet të bjerë dakord me Edi Ramën, që tu merret numuri IMEI gjithë aparateve të celularëve dhe një kopje ta ketë dhe Doktori me qëllim që të kuptoj se kush ja dërgon sms në telefon, njerëz real apo Taulant Balla. Do përjashtoj nga përgjimi IMEI-n e telefonit vet, me qëllim që të mos mbetet pa mesazhe.
Luli: Gjatë muajit Janar ka vendosur të cohet në orën 9 me qëllim që ti jap një dorë revolucionit që duhet të bëhet në pranverë. Fjetja si zakonisht më dhjet të darkës.
Sadija: Pritet të gjej një të dashur më sipmatik se Zeni dhe të postoj cdo ditë skena erotike me të. Sipas shpjegimeve të saj është e vetmja mënyrë që të eksitoj Zenin kur rri me Arminën, se nuk do që ti turpurohet ish i saj.
Armina: Është e vendosur të uroj popullin shqiptar për çdo fest në emër të saj dhe të Zenit, duke njoftuar dhe furnizimin e ri me të brendëshme. Dhe kjo ka simbolikën e vet, pasi kjo qeveri e la këtë popull pa brek në b….