Sandri: Ndër personazhet e Antenës, Sandri meriton çmimin e parë të vitit 2015, me motivacionin për qëndrueshmëri dhe konseguencë në raportet me pushtetin. Në motivacionin e çmimit thuhet: “Përgjatë këtij viti, ka dëshmuar vullnet të fortë dhe guxim profesional, duke e detyruar kryeministrin të kthehet nga një armik i tij, në një shërbëtor të tij. Ai ka ngritur lart emrin e gazetarisë shqiptare, pasi deri më sot kritikët e akuzojnë median si shërbëtore të pushtetit, kurse Sandri e ketheu pushtetin në shërbëtor të tij.”
Kunati: Suksesi më i madh i Kunatit gjatë këtij viti ishte kalimi nga zyra e Bashkisë në zyrën e tij në SHQUP. Duke qenë se vjen nga një familje ushtarakësh, ëndrra e tij finale ka qenë që në fund SHQUP të ishte selia e tij e vërtetë. Pas ndryshimit të pushtetit në Bashkinë e Tiranës, ai ka mundur të marrë zyrën e tij tek SHQUP dhe ta detyrojë Doktorin të rrijë në zyrë private me qera, vetëm që të mos jetë afër tij. Atë që nuk e ka arritur dot askush në PD deri më sot, pra mbajtjen e Doktorit larg zyrave të PD, e ka realizuar vetëm Kunati.
Flamuri: Suksesi më i madh i Flamurit sivjet ka qenë leximi i librit “Vrima”, pas të cilit ka kuptuar se ka tërë jetën që shkruan poezi, po se ka kuptuar.
Jari: Sukesi më i rëndësishëm i këtij viti për Jarin, është se ka arritur të fusë gjithë shtetin në ankth, se kush e përgjon. Për ta kuptuar këtë, shteti filloi ta përgjojë Jarin që të marrë vesh kush e përgjonte. Kjo e qetësoi atë përfundimisht, pasi provoi që shteti po e përgjonte.
Koordinatorja për Marrëdhëniet seksuale në PD, si suksesin më të madh të këtij viti mban faktin që ka pasur vetëm 10 për qind flirte mes opozitës dhe pozitës sa i përket anës seksuale. Nga këto, vetëm dy përqind kanë qenë raporte fizike. Të tjerat vetëm shkelje syri apo pëlqime në distancë. Pas paralajmërimit të saj për t’u ndaluar me statut lidhja mes kundërshtarëve politik, ajo ka propozuar që një ekip psikologësh të marrë në pyetje fëmijët e çifteve të përziera, se më kë janë me partinë e mamit apo babit.
Doktori: Gjatë këtij viti suksesi më i madh i tij, është se ja kaluar përsëri Lulit në sondazhe. Problemi i tij është se dikur ka thënë që nuk i beson sondazhet dhe nuk di si ta tërheqë këtë fjali që ka thënë.
Deputeti 3K: Ka arritur kulmin e suksesit me idenë e konsorciumit për Jugun. Sipas tij, bashkitë e Jugut duhet t’i paguajnë konsorciumit 3K, një kuotë vjetore me të cilat ai do bëjë projekte të cilat do t’ua shesë bashkive dhe ato pastaj t’ia japin konsorciumit 3K për t’i zbatuar.
Fevzo: Suksesi më i madh i Fevzos gjatë këtij viti, është që ka arritur të formojë kampet e veta në të dy kampet. Sa i përket opozitës, ai është me Lulzim Bashën, por jo me Doktorin, dhe sa i përket qeverisë, ai është me Edi Ramën, por jo me Metën. Aq shumë ka investuar në këtë pikë, sa për pak u bë e besueshme që ai kishte takuar dhe Ramën me Bashën, kundër Metës dhe Berishës.
Grida: Ka arritur kulmin e saj me videomesazhin për elektoratin e vet. Me një pamje gjysëm erotike, e shkujdesur dhe plot spontanitet, Grida ka arritur sukses absolut, duke futur në krizë gjithë “Call Center” të tipit “Jam e vetmuar…a ka njeri në linjë”, të cilat deri më sot mbaheshin me të ardhura nga videomesazhet.
Armina: Ka pasur si sukses të saj triumfin që pati në betejën me Sadijen për ndarjen e gjësë së gjallë, pas divorcit. Sadija mori kalin dhe macen, Armina mori Zenin dhe qenin.
Na keni kenaqur vertet antena me keta personazhe…..ju urojme suksese dhe ju shkofte antena sa me lart vitin tjeter ? por ishalla keta qe ishin personazhe kte vit te zene mend vitin tjeter….ose ne maje te antenes suat qendrofshin..
Te gjithe sa u permenden ne kete shkrim i pashim mbas hekurave vitin tjeter, se jane nga rraca me e ndyte e SERVILO Hajduteve.Gezuar Per shume vjet vitin e ri ju lexues korrekte dhe stafi i Gazetes me ne krye Meron.
korigjim per piken e fundit sadija mori pelen jo kalin
Si gjithnjë shumë e lezetshme antena edhe në përzgjedhjen e personazheve, edhe në humorin fin.
Antena -krijesa me e shendetshme e humorit dhe satires postkomunist shqiptar. I. Foto
Haha. Une them qe e ka fitu Sadija betejen se ka marre me shume kg gje te gjalle