Koordinatorja për Marrëdhenie Seksuale në PD, ka folur sot përsëri. Në një letër drejtuar një vajze fatkeqe që është vetëvrarë për shkak të depresionit, pas dështimit në një lidhje, Koordinatorja për Marrëdhëniet Seksuale ka botuar një letër të hapur, ku gjen rastin të shpalosë dhe një herë idetë e saj për seksin dhe dashurinë me armiqtë:
“Më lejoni t’i kërkoj falje vajzës që nuk është më dhe të shpreh dhe një herë pikëpamjen time për atë që i kam rekomanduar dhe Kryesisë së Partisë, që ta ketë si objektiv në të ardhmen.
Kur unë rekomandova se lidhjet e dashurisë dhe lidhjet me armiqtë janë të rrezikshme, nuk kisha parasysh vetëm dëmin që i shkaktojnë partisë, por dhe dëmin që i shkaktojnë personit.
Në këtë rast shumë armiq maskohen si njerëz të afërt me ty dhe të shkaktojnë trauma që pastaj nuk i përballon dot.
Kjo qeveri, e cila e ka katandisur vendin në këtë derexhe, i stimulon këto lidhje dhe si e tillë, ajo është përgjegjëse për drama të tilla që po dëgjojmë përditë.
Nëse vajzat do të dëgjojnë këshillat e mija, ato do të kenë shanse të shpëtojnë nga këto drama dhe të mbijetojnë.
1.Mos dashuro një armik apo kandidat për armik. Para se të lidhesh me të, pyet mirë për kë voton, kë lider do, kujt ka ndërmend t’ia japë votën dhe krahasoji ato me shijet e tua politike. Nëse nuk të përputhen, hiq dorë menjëherë.
2.Mos ju gjunjëzo armikut pasi ndahesh. Mos kërko të lidhesh prapë me të apo t’i kërkosh ndjesë.
3.Mos prano që armiku të vijë të bëjë si i penduar, pasi ai armik mbetet përsëri dhe kërkon të të dëmtojë ty.
4.Mos u dëshpëro pas ndarjes dhe mos u dorëzo. Përfytyroje ish- të dashurin sikur është qeveria dhe rezistoji, përballu me të.
5.Nëse ke kryer seks të pambrojtur gjatë kohës që ke pasur lidhje, bëji AND-në fëmijës dhe nëse është i tij, mos i trego, mbaje vetë, që ta torturosh.
6.Mos mendo se me ikjen tënde nga kjo botë ke dëmtuar qeverinë. Ti duhet të jetosh dhe të vish të trokasësh tek PD për të gjetur rrugën e duhur drejt Zotit.
7.Vajza mos harroni! Jemi pak për të ikur nga tekat e të dashurëve tanë armiq. Mos u dorëzoni.
Letra e hapur e Koordinatores për Marrëdhënie Seksuale të PD u shpërnda me urgjencë tek gjithë grupi i deputetëve dhe drejtuesit e PD për miratim.
Ruli bëri një shënim.
“Të shtohet dhe një pikë e tetë për ne burrat: ‘Mbahuni burra, se siç ka thënë shoku Shefqet, më shumë na vrau g..pi, se sa topi’”.
Idiota.beni humor me vdekjen e nje vajze te dashuruar
Kjo eshte debile