I pari ishte Çim Peka. Në një letër të hapur publike ndaj kryeministrit Rama, ai bëri të ditur vendimin e tij historik, se nuk do të shkonte në pritjen që ai do shtronte për gazetarët. Arsyet ishin të shumta, por tre ishin më kryesoret.
E para, që Rama tallet në pritje me gazetarët. E dyta, që gjatë vitit të kaluar, gjatë talljeve nuk e përmendi fare Çimin, duke e nënvleftësuar, dhe e treta, që është dhe më e rëndësishme, kur presidenti shtron ballo, fton dhe Zenin dhe Gitën dhe parukjeren, kurse ky fton vetëm disa gazetarë.
Pas Çimit, i dyti që shpërtheu ishte Lubonja. Ai ka mendimin që kushdo që shkon në festë të Edi Ramës për Vit të Ri, është palaço. Shkak për këtë është bërë përfshirja e Edi Ramës, sipas tij, në betejën kundër Beketit, që është shenjë se kryeministri nuk duron dot konkurrencë në fushën e mafias.
Pastaj vazhduan reagimet me radhë.
Fevzo: Refuzoj të marr pjesë në një ceremoni të kryeministrit, përderisa kryeministri nuk ka përjashtuar nga partia akoma Erjon Braçen, që më quan mua të korruptuar pse kam bashkëpunuar me Edi Ramën.
Bejtja: Nuk mund të shkoj në një festë vetëm që ti plotësoj Ed Ramës ëndrrëen që të jetë një orë të vetme, shefi i gjithë gazetarëve dhe të tallë trapin me ta. Më mirë shkoj kur të shtroj darkën Ilir Meta dhe kaloj Vitin e Ri si njeri normal.
Ilva: Unë shkova tek Linda, nuk mund të shkoj dhe tek Rama, se dhe me kaq e ka marrë një paralajmërim për përjashtim nga partia burri.
Bushati: Ka ndeshje Juventusi në atë orë dhe nuk dal dot. Por për mendimin tim, Rama e ka gabim që bën pritje me gazetarët dhe mban fjalim duke u tallur me ta, por dhe gazetarët e kanë gabim që nuk duan të shkojnë, vetëm se tallet Rama.
Ylli Rakipi: Me mua s’ka më punë. Po të dojë le të ftojë Rakip Sulin, se me atë më shkëmbeu.
Nikollë Lesi: Unë mezi u ndava nga Sandri pas 20 vitesh, ai do të më bëjë prapë bashkë.
Muç Nano: Me thënë të drejtën kisha qejf të vija, t’i shikoja një herë gjithë qelbësirat bashkë, por me gjithë këto refuzime, nuk ja vleka.
Çakuli: Unë do shkoj se kemi audicionin e Fiksit për një humorist të ri dhe ndoshta shkëlqen ndonjë që flet aty.
Babaramo: Nuk kam për të shkelur më kurrë në një festë ku nuk të japin asnjë dhuratë. Të paktën lekët e benzinës deri në Sauk të na jepnin.
Sandri: Unë për vete do shkoj se kam nja tre metra tokë tek ky 13 katëshi tek parku, që e kam fut brenda gardhit dhe ti them të ma fusë brenda lejes, se ai b…q.. Basha nuk ma bëri.