Sot ishte njoftuar se ambasadori Lu do të takohej me Doktorin dhe Lulin për reformën në drejtësi. Kunati po vriste mendjen se si duhet t’i jepte një shenjë ambasadorit se nuk do përkuleshin tek reforma në drejtësi.
Për këtë u konsultua me disa nga sektori i organizimit që janë të vjetër në PD.
-Çfarë ka bërë Doktori kur nuk ishte dakord me Mariza Linon më 97, i pyeti?
-Më vuri mua të digjia flamurin tek klubi i Xhelës, tha roja.
-Po kur u zu me ambasadorin Limpreht?
-Më vuri mua ta shaja kur hyri në PD, tha banakieri.
-Po kur u zu me ambasadorin Xhefri?
-Se mbaj mend, por kshu mblidheshim tek oborri dhe ja bënim “uuu, uuu” kur hynte brenda ai.
Kështu vazhdoi ta pyeste me radhë për Withersin dhe Arvizu.
Më në fund ishte i qartë. Përgatiti shpejt e shpejt ca parrulla kundër reformës në drejtësi për t’i shpërndarë tek militantët në oborr.
Parrullat ishin të tipit “Pa qeveri teknike, s’ka drejtësi demokratike”, “Jo reformë diplomatike, por qeveri teknike”, “Larg duart nga Xhin Xhoni”, “O Lu, o Vlahutin, mos na sulmoni partinë” etj..
Kur ambasadori hyri në takim me Lulin, militantët me parrulla në dorë u grumbulluan para hyrjes që të bëheshin gati kur të dilte ambasadori.
Por sapo kaloi 5 minuta, Luli i çon sms: “Hiqi parrullat dhe njerëzit se jemi me reformën”.
-Po si t’i bëj, tha Kunati?
-Ndryshoi, bëji pro, i shkruajti Luli . Është urdhër nga Doktori.
Kuanti i hyri punës me shpejtësi. Tek parrulla e parë “Pa qeveri teknike, s’ka drejtësi demokratike”, la vetëm fjalinë “Drejtësi demokratike”. Tek parrulla e dytë për Xhin Xhonin u ndryshua teksti komplet. “Sa të jetë Lala Gjoni, nuk luan kurrë Xhin Xhoni”. Tek parrulla e tretë u modifikua një rresht. “O Lu, o Vlahutin, ju na shpëtuat partinë”.
Por, papritur i erdhi sms: “Hiqe ate Vlahutinin, se nuk e do Doktori. Lere parrullen “Zoti Lu duam fitore , se nuk kemi ora dore”.
-Kjo po me pelqen, tha Luli, por kudjes mos i mbetet qejfi Strazos.
Kur doli ambasadori, militantët, të cilët ishin konfuzë se çfarë duhet të bënin, filluan të tundin parrullat dhe të shanin.
-Mos shani, u tha Kunati, se jemi me ambasadorin. Ashtu është puna.
-Po ça na thërret ne mor burrë, i tha roja, kur je me ambasadorin. Ne jena kur duhet luftë. Paqe duhet me bë veç Doktori. Ai i din punët .
-Ai ka urdhëruar, tha Kunati.
-Epo për hajër, tha roja. D.m.th nuk e heqin Xhinin nga gjyqtar or ti?