Albana i dërgoi një ultimatum Edi Ramës, në të cilin e njoftonte se atij i kishin mbetur dhe 24 orë për të dhënë dorëheqjen, ndryshe qeverinë do ta merrte në dorë populli, dhe ajo nuk e ndihmonte dot më.
Pasi ultimatumi u bë publik dhe Albana nuk tërhiqej dot më prej tij, nisën negociatat për shpëtimin e Edi Ramës.
Vet ky i fundit ofroi një paketë kompromisi me Albanën, me qëllim shmangien e aktit final, që do të ishte fatal për të. Si ndërmjetës përdori Rulin.
Paketa përmbante disa kompromise politike dhe ndere personale, me qëllim që Albana të kishte mundësi të tërhiqej.
1.Kryeministri Edi Rama angazhohet publikisht të mos e quajë më Albanën, Pamela Anderson kur flet në Kuvend, por nga ana e saj, ajo duhet të bëjë kujdes të shfryjë pak buzët dhe gjoksin.
2.Kryeministri Rama tërhiqet nga kontrolli mbi kompaninë “Stream Oil”, e cila lindi bashkë me martesën e Albanës dhe vdiq bashkë me divorcin e saj. Qeveria angazhohet që kjo çështje të shtyhet, kur Albana të martohet përsëri kur të vijë në pushtet. Nëse martohet me të njëjtin burrë, atëhere do rishikohet. Nëse martohet me burrë tjetër, është e falur.
3.Kryeministri Rama ka urdhëruar ministrin Ilir Beqaj, që sa herë ta sulmojë Albana, t’i thotë “ke të drejtë” dhe t’i kërkojë ndjesë nëse e mërzit apo shqetëson nga debati.
4.Kryeministri angazhohet të dekorojë Bije Vokshin me merita të veçanta për Luftën Antifashiste dhe si strehuese e shokut Enver Hoxha, por të mos përmendë që Albana është mbesë e saj, pasi i prish biografinë në PD.
5.Kryeministri kërkon nga Albana, që nëse nuk bie dakord me kushtet e mësipërme, t’i japë 48 orë kohë, sa është “Besa e Madhe” në Kanun, që ai të marrë lapsat me ngjyrë që ka në Kryeministri dhe Surrel, për t’i siguruar në një vend ku nuk e prekin protestuesit.
6.Kryeministri kërkon që nëse protestuesit hyjnë në Kuvend, të sqarohen që ministrat nuk kanë mandat dhe mund t’i rrahin pa merak, përveç atij dhe Shkëlqim Canit.
7.Kryeministri këkron që të sigurohet jeta e Koço Kokëdhimës, për të mos mbetur përgjysëm projekti i legalizimit të marihuanës dhe i konsorciumit shtet- privat që do merret me punët publike në Jug.
8.Kryeministri po ashtu kërkon që në rast të qeverisë teknike, të mos preken drejtoreshat e tij dhe pjesa tjetër të jenë drejtorë të PD-së, në mënyrë që të funksionojë në rregull administrata. Kjo, natyrishtë kërkon nga koordinatorja për Marrëdhëniet Seksuale në PD, të korrigjojë Kodin Etik të PD dhe të lejojë dashurinë mes dy palëve.
9.Kryeministri këkron nga Albana që nëse ka ndikim në PD, nëse nëse marrin pushtetin, të ketë kujdes dy deputetet çame në PD, një që është shumë e bukur nga Cërriku dhe një shëndetplotë dhe e kolme nga Vlora, të bëhen udhëheqese.
10.Kryeministri kërkon nga Albana, që po e kapi nesër në zyrë, në krye të protestuesve, të mos i bëjë gjë.
Kërkesat i nisi me Genc Rulin, si njeri i rrahur me vaj e uthull nga revolucionet. Ruli pasi i lexoi kërkesat, rrudhi buzët dhe ju drejtua Ramës:
-Ç’paske bërë kështu djalo, me gjithë këto kërkesa! Ti të më thoshe, se ja kisha çuar Lulit dhe vishej ai si Albana nesër.
Albana zhulsja e fakultetit
po po, qaj hallin e zhulses ti.. ha haaa. shoqja, ministre neser! Rrup sup ne prokurori Hamit Beqjen!
Me demek ky eshte humor?
Hajdutet e PD nuk mund ta pranojne dot demokracin dhe rrotacionin e pushtetit. Aresyet jane te shumta, por ajo qe dallon eshte mediokriteti i shumices qe drejtojne PD
Nga mediokriteti mund te presesh gjthecka, si harbutllekun, vjedhjen, droge dhe prostitucion, vyrtyte qe PD krenohet
Faqja juaj vec banalitete pa pike kripe po jep.
ky i sotmi i ve vulem mungeses se etikes gazetareske!!!
Epo me gjithe ate nder qe i ben Rama kesaj vokshit kur i therret “pamela” ajo e sulmon ne kete menyre turp e faqe e zeze per albanen.
Me fat Edi Rama ,me gjithe ata budallenj qe ka opzita do qeverisi nja 20 vjet rrjesht.
PAMELA kjo ???? Origjinal..