Jari u vu në siklet për dekorimin e Doktorit këtë 8 Dhjetor. Donte t’i bënte një suprizë, por kishte frikë se Doktorit, mund të mos i pëlqente, ndaj donte ta diskutonte më parë.
Për këtë kërkoi një konsultë, me disa drejtues të PD para protestës.
-Sonte në mbrëmje, dua t’i jap Doktorit një dekoratë, “Urdhërin e Flamurit”, tha Jari. Dua që t’u thyej hundët këtyre socialistëve dhe ndërkombëtarëve që nuk e duan. U kam thirrur të marr një mendim për cfarë motivi t’ia jap.
-Sot është një ditë e shënuar tha Luli, është dita e madhe e protestës sonë, dhe unë mendoj që ai duhet dekoruar për qëndresën si burrë shteti më 21 Janar, që nuk lejoi që demonstruesit të kalonin perimetrin e gardhit, bile as të rrinin me duar në xhepa në bulevard.
-Jo tha Jari, se kjo mund të frymëzojë këta socialistët, dhe u vrasin dhe juve, se mendojnë që duhen dekoruar pastaj. Iku ajo kohë.
-Unë mendoj që duhet të dekorohet për humanizmin që ka treguar ndaj familjeve të viktimave në Gërdec tha Aldua. Është i vetmi njeri që i qëndroi në kokë procesit, derisa morën lekët të gjithë. E kishte shumë merak atë punë, interesohej për çdo të vdekur, njësoj si për baxhanakun e vet. Nuk bënte dallim.
-Unë mendoj se nuk duhet t’ia japim për këtë gjë,- tha Jari, se kujtohen këta të opozitës për Zenin dhe fillojnë avazin. Lëri të vdekurit me të vdekurit. Zeni shyqyr është gjallë akoma.
-Unë mendoj t’ia japim për qëndrimin e tij heroik më 14 Shtator 1998, pas varrimit të Azemit tha Kaç Islami. E kam adhuruar mënyrën si reagoi dhe si na detyroi ne socialistëve t’ia mbathnim nga tunelet e kryeministrisë. Që atëhere më lindi një simpati e thellë për të dhe tani jam i lumtur që jam pranë tij.
-Jo tha Nishani, se do krijohet ndonjë keqkuptim, sikur duam të vrasim prapë ndonjë lider të PD, që të marrim pushtetin me forcë. Dmth na trembën kot këta në PD.
-Unë them ta dekorojmë për heroizmin që ka treguar në Mars të vitit 1997 tha Arben Imami. Ju nuk e dini se nuk keni qenë në PD atëherë, por unë që isha në krye të Komiteteve të Shpëtimit kundër tij, e kam parë çfarë burri ka qenë. Nuk ju drodh syri fare edhe pse unë rrëmbeva tanket në Gjirokastër të nisesha drejt Tiranës. Ai është një moment historik që duhet vlerësuar.
-Them që të mos e kthejmë më vemendjen tek ‘97 tha Jari, se gati janë këta socialistët të na hidhen përpjetë.
Unë mendoj ta dekorojmë për fitoren e thellë në zgjedhjet e 1996 tha Jozi. Asht i vetmi lider që ka fitu 80 për qind të votave në Shqipni.
-Mos të nxitohemi tha Jari, se i pari në këtë pikë është shoku Enver, i fitonte 99 për qind.
Me sa po shikoj, vazhdoi Jari, ka shumë probleme ta dekorosh për këto që ka bërë në 25 vite, ndaj duhet ta dekorojmë për atë që ka bërë në vitin 1990-1991, se e kam parë me sytë e mij, kur isha në Shkollë të Bashkuar dhe mbronim Monumentin e shokut Enver. Vetëm këtë kishim frikë se për të tjerët nuk donm t’ia dinim fare.
Prandaj do propozoj t’i japim “Urdhërin e Flamurit” për ngjarjet e vitit 1990-1991.
Kështu u ra dakord që t’i jepej dekorata. Drejtuesit e PD u shpërndanë dhe Ruli që arriti me vonesë në mbledhje pyeti se për çfarë u mblodhën.
-Dekoruam Doktorin me “Urdhërin” e Flamurit, i tha Jari.
-Mirë keni bërë tha Ruli. Me Urdhër të Flamurit kemi qeverisur tetë vjet, e meritojmë një dekoratë të tillë. Flamurin kishte caktuar Doktori për emërime, tendera, koordinime me partinë etj. Vetëm bëni motiviacionin e qartë.
-Si ta bëjmë tha Jari?
-Jepjani dekoratën si baba shembullor që gjatë tetë viteve qeverisje, ka respeketuar në maksimum, Familjen, gruan, vajzën dhe djalin. Dmth si prind dhe familjar shembullor në krye të qeverisë.
ah mo jari gomari e ke pak kete emer eshte per te qare dhe per te qeshur na ke mbetur ne dere per sa kohe nuk e di valle e di salo krimineli me shoket e tij
Ka ba shume mire qe e ka dekorue, se nuk e kishim ndonje gomar me flamur, perveç Noke djalit qe e ka flamurin me vehte kado qe shkon.
Tralalalalalala…..Berishes i shtohet hymri nga keto bla,bla,blate tuaja!
Urdherin e Flamurit e marrin te renet per Atdhe. Sic duket pritet qe Salushi te na laje duart dhe sakrifikohet per atdhe, oioioi! Jari çna bere, o Jariiiiiiiiiii.