Kaubojsi hyri për herë të parë në hollin e Kryeministrisë, ku ishin ftuar politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe klerikë, me rastin e festës së Çlirimit. I hodhi një vështrim sallës ku ishin mbledhur, ngriti kokën nga muret e dekoruar me fotografi dhe pastaj sytë i ngelën në tavan. Kishte vetëm trarë betoni të pasuvatuar dhe ca hekura.
-Qeka katandis qeveria në pikë të hallit, tha. Nuk paska as para për të suvatuar tavanin, tha me vete.
Në krah pa nja tre- katër fytyra të njohura. I përshëndeti dhe ju prezantua.
-Të njohim, i thanë ata. Ne jemi biznesmenë të njohur. Na u bë qejfi që dhe ti je biznesmen.
-Po ju me se merreni, i pyeti kaubojsi?
-Ne merremi me politikë, i tha një prej tyre, dhe fitojmë ndonjë lek. Kurse ti merresh me ndonjë punë dhe harxhon lekët për të hyrë në politikë. Duhet të ishe konsultuar me ne, babam.
-Paskeni punë të lehtë ju, tha kaubojsi. Hajde të dalim në një foto. Si i keni emrat?
-Unë jam Irfani, tha njëri, kurse ky është Samiri. Ai atje është Sandri.
-Po ai me se merret, pyeti kaubojsi?
-Eh, vezën e atij se bëjmë dot ne, i tha Irfani. Kemi një jetë që torturohemi e na e merr në kthesë në minutën e fundit. Ai është i zoti i kësaj godinës. Ndërrohen kryeministrat, kurse ai i pret dhe përcjell. Natyrisht bën dhe lekë ndërkohë.
-Ça dreq zanati qeka ky, pyeti kaubojsi?
-Kjo është gazetari shqiptare, i tha Irfani.
-Ai paska punë dhe më të mire, tha kaubojsi. Tani po i marr vesh këto vende pune. Më parë si kam dit. Mendojsha se robi duhet të punojë të fitojë noj lek e pastaj të bëhet i njohur. Ju i paskeni rënë shkurt.
Pastaj filloi të pyesë për gjithë njerëzit që ishin në sallë.
-Po kta që janë vesh me rroba fetare çfarë, janë pyeti Irfanin?
-Njëri është Baba Mondi, i tha Irfani. Është njeri i mire, i fesë sime. Babaxhan burrë, nuk prish qejf, njeri dorëlëshuar, i qejfit, i muhabetit, i rakisë. Jemi bektashi…
-Qekeni fe për qejf, i tha kaubojsi. Hallall ua bëftë zoti. Ti them t’i marr ca ndihma për një grua plak në Lezhë, se ka mbet vetëm pa njeri.
-Ai tjetri është mysliman, i tha Irfani. Emrin e ka Ylli, ndaj e ka ftuar dhe shefi për festën e Çlirimit.
-Heu, tha kaubojsi, ai si me pas lind më 29 nëntor, tha.
-Ai tjetri është Hirësia e tij Janullatos. Ai është njeri i ditur dhe flet dhe shqip. Ai ka më qejf festën e Çlirimit se festën kombëtare, ndaj vjen më 29 nëntor në festë.
-Heu bre, bravo, tha kaubojsi. Do ketë pas gjysh partizan në Greqi.
-Ai tjetri është katolik si ty, i tha Irfani, duke e mbyllur prezantimin me klerikët.
-Pse është dhe deputet a, pyeti kaubojsi?
-Jo jo, por d.m.th katolik, i tha Irfani.
-Hajt se ndoshta bëhet dhe ai ndonjë ditë, tha kaubojsi, se nuk ngeli njeri pa u bë. Më trego pak, këta të tjerët çfarë janë?
-Po ça të them unë, ca janë gazetarë, ca janë nëpunës të lartë, ca janë diplomtë. Ca ska…
-E kuptova, tha kaubojsi. Qeka mirë me i pa e me u përshëndet me krejt, se siç ka nis me bo do ligje ky Ed Rama, vitin tjetër nuk shef më njeri nga këta në këtë sallë, do ndërrojnë krejt. Veç unë kam me i mbet.
-Pse, po bën ligj dhe për bankat, pyetën të gjithë biznesmenët në një zë?
Në fund u afrua dhe Edi Rama dhe i hodhi dorën në qafë.
-Hë, si të duket kjo jeta e re, i tha kaubojsit?
-Qeka kollaj fare kjo, i tha kaubojsi. Unë isha me siklet se më thanë ka biznesmenë të mëdhenj, politikanë të mëdhenj, klerikë të mëdhenj,…këta qekan kot fare, i njef të gjithë Irfani.
Irfani e Sander i njohin te gjithe partite ,kryetaret dhe k/ministrat se ata i lyejne e grasarin ata dhe drejtone ekonomine e tarafn andej nga duan ata zot ,bindje e perendi per ta eshte paraja furnizus kane qene Berisha ,Nanua e tani valle i pa koruptuari Rama.
Hahaha sa kam qesh!!!
Po ne fakt eshte per te qare per popullin!!!