Në Kroaci po mbahet një Samit për sigurinë në rajonin e Ballkanit, ku merrte pjesë dhe zëvendëspresidenti i SHBA, Jozef Biden. Biden, i cili njihet dhe si mik i shqiptarëve, kishte porositur protokollin e tij, që të identifikonin ku ishte presidentja e Kosovës dhe presidenti i Shqipërisë, dhe të takohej veçmas me ta, për të treguar ndjenjat e miqësisë ndaj shqiptarëve.
Protokolli kishte fotot e të dyve dhe ja nisi punës. Në një moment pushimi, diplomati i ngarkuar, pa dy gra që po bisedonin me njëra- tjetrën në serbo-kroatisht. Dikush i tha se njëra është presidente e Kosovës, tjetra e Kroacise.
Njeriu i protokollit u afrua dhe po përpiqej të hetonte nga fotoja se kush mund të ishte e Kosovës. Sipas përshkrimit, presidentja e Kosovës, ishte e gjatë, e mbushur dhe muskuloze. Kroatja ishte simpatike, e mbushur dhe seksi.
Amerikani u afrua tek Atifetja dhe i tha tek veshi.
-Unë punoj për ambasadën e SHBA. Të kërkon pak shefi në takim.
-A ka ardh Delli a, tha Atifetja, dhe e la në mes bisedën duke vrapuar pas tij.
-Jo jo, është zoti Biden, i tha zyrtari i protokollit.
-Ah zot, thashë se ishte Delli. Ani po e pyes a e njef Dellin ky farë Biden.
Pas kësaj, njeriu i protokollit filloi të kërkonte presidentin e Shqipërisë. Në përshkrimin që i kishin dhënë, thuhej se ishte esmer me mustaqe dhe ngjante me Bashar Al Asad, por më i shkurtër. U soll vërdallë nëpër sallë e nuk po e gjente. Kapi një burrë me mustaqe, po ai ishte badigard i Gjukanovicit. Pastaj dhe dy të tjerët ishin kroatë. E humbi qetësinë dhe ju drejtua protokollit të Samitit.
-Ku mund ta gjej presidentin e Shqipërisë, i tha.
-Ja ai burri që është ulur në karrige, i thanë ata.
-Po unë e kam në foto me mustaqe, i tha ai.
-Nuk e di, por ai është, i tha organizatori.
Shkon amerikani tek Nishani dhe e pyet nëse është president i Shqipërisë.
-Po unë jam, i tha Nishani, pa lëvizur nga vendi.
-Gëzohem për pamjen tuaj të re, i tha diplomati. Zoti Biden donte t’iu takonte, por nuk po ju gjente.
-Faleminderit. Jam shumë i gezuar që po e takoj zotin Biden.
Biden u afrua i qeshur pasi kishte lexuar çfarë i kishin shkruajtur nga Uashingtoni.
-Si jeni zoti president, i tha ai i qeshur. Jam i gëzuar që ju takoj dhe t’iu them se Uashingtoni pret reformën në drejtësi në Shqipëri. Kush nuk e miraton është kriminel dhe ne do ta trajtojmë njësoj si Asadin në Siri.
-Patjetër, i tha Nishani, duke vënë dorën tek mustaqet e hequra. (Mirë që i hoqa, tha, se do më kishte arrestuar që këtu).
-Vraponi, i tha Biden, se koha nuk pret.
Dy badigardët e Nishanit vrapun tek Bujari ta çonin në këmbë, por ai u kap fort pas karriges dhe nuk lëvizi.
-Nuk e ka me mua, u tha atyre. E ka për Doktorin. Unë dihet që nuk vrapoj dot. Ja kam thënë dhe ambasadorit.
Artikulli shume i bukur,por do te ishte me i bukur nqs Fevzua do te kishte marre pjese si ftuar nga ky forum,duke ja paguar bileten .Mero nuk e di pse te ka hyre frika nga Fevzo nevojtorja dhe lajmet per te qe ndrojne 2-3 ore,kurse per Eminguejn 10-15 ore.Une e di qe Heminguej ka vdekur por Fevzua ka me shume merita.Heminguej eshte nobelist,por edhe Fevzua eshte ne list duke botuar disa pershkrime mediokre qe i quan fakte ose trakte.Jepi me shume vend Fevzos se e meriton,ai ndodhet atje ku hane qyl ose vishen si homot .Do te me behej shume qejfi nqs Frangaj do te ndryste pak Fevzon nga mbrapa,por nuk dihet se si del koj pune.Mos ki frik Mero.
Po Delli kush eshte? Se ne “Dell” i themi atij mikut. Se besoj dot qe Marifetja nuk vdes per Dell. Dell o Dell, hyr sa me thelle.
Fantastike!