Si komentohet në Tiranë rrëzimi i avionit rus

24 Nëntor 2015, 19:39Antena TEMA

Pas lajmit tronditës se aviacioni turk rrëzoi një avion rus, në një pozicion të diskutueshëm ajror në kufirin turko- sirian, në Tiranë pati shumë komente dhe qëndrime rreth kësaj çështje.

I pari që bëri komentin e tij me këtë rast ishte Fevzo, i cili njoftoi se lufta e tretë botërore ishte 30 sekonda larg, sikur ai të mos kishte telefonuar menjëherë presidentin francez që t’i tërhiqte vemendjen Erdoganit, që të mos bënte deklarata deri në mbrëmje, sa të ftoheshin gjakrat. Presidenti francez e kishte dëgjuar këshillën dhe i kishte telefonuar Erdoganit, por ky i fundit donte të dinte se nga kush vinte porosia. Presidenti francez e kishte mbajtur sekret dhe i kishte lënë të kuptohej që vinte nga një mik personal i Obamës.

Analisti Çim Peka e shikonte këtë ngjarje si një shenjë fitoreje për opozitën, pasi dy gazeta të rëndësishme, TemA dhe Shekulli, kishin disa ditë që kishin botuar shumë lajme për bombardimet ruse. Sipas tij, bombardimi i avionit rus u bë për t’i treguar medias shqiptare, se Rusia nuk ka asnjë rëndësi në këtë luftë. Këtë e provoi dhe deklarata e Putinit, që tha se “Turqia i kishte ngulur thikën pas shpine Rusisë”, një shprehje që Doktori e përdor për tradhtarët në PD.

Analisti Ilir Bababaramo, e shikon bombardimin si një fillim të qartë të luftës së tretë botërore, dhe për këtë arsye ai ndjehet i gjymtuar nga kjo luftë. Ishte kjo arsyeja që ai kishte parkuar dhe veturën e tij, tek një vend i rezervuar për invalidët, por që Policia Bashkiake i kishte bllokuar gomat e veturës. “Ne ndjehemi të gjithë të bombarduar, tha ai, dhe natyrisht si të tillë do parkojmë tek vendi i invalidëve. Vetëm Erion Veliaj nuk e kupton që jemi në luftë”.

Analisti Artur Zheki e shikon bombardimin e avionit rus si një përgjigje e merituar ndaj tangërllëkut të Putinit, i cili ngatërron Krimenë me Turqinë dhe futet si në shtëpi të vet. Por, nga ana tjetër, shton ai, duhet të dijmë nëse Turqia e ka bërë me kokë të vet apo në konsultë me NATO-n. Kjo ka rëndësi për të kuptuar se me kë të bëhemi në fund të fundit.

Analisti Lorenc Vangjeli tha se e vetmja mënyrë që të bindemi kush është fajtor, është që Turqia të bëjë transparencën e saj dhe të deklarojë fondet që po harxhon në luftë dhe nëse rekruton ushtarë me pagesë. Vetëm pas kësaj transparence, ajo mund të vihet në pozita favorizuese ndaj Rusisë, e cila mban sekret çdo gjë.

Gazeta TemA vendosi të mbajë një qëndrim për këtë çështje tek rubrika “Antena”, pasi ajo është e bindur që qëndrimet serioze nga Tirana për konfliktin turko- siriano- sovjetik, nuk merren seriozisht nga Perëndimi, nëse nuk reagon Aldo Bumçi, Spartak Ngjela, Tritan Shehu dhe Agim Neshua, ose Gimi i Puros, siç e njohim të gjithë.

5 komente në “Si komentohet në Tiranë rrëzimi i avionit rus”

  1. UNE says:

    FEVZIU , SI DUKET DO KETE NMARRE NDONJE SAHAT TE RI , PER MATJEN E KOHES SE LUFTES DERI NE 30 SEK.

    BRAVO FEVZIU…………..

  2. Gopisti i Madh says:

    Hahaha, ai njihet edhe si Gimi i Gaqkes. Eshte padyshim diplomuti me i madh shqiptar i 100 viteve te fundit, ka mbaruar me shkelma per inxhinieri dhe ka punuar si bordellist ne fondacionin e Rexhepit te Lidres.

  3. sikur te isha djale says:

    Ashtu mendoj edhe une: qen bir qeni me te ndershem se saliu nuk ka.
    Eshte vertet muti me i mire.

  4. Rrezohet njavion i tipit Su-24 Fencer. prodhim i vitit 1967.dhe dy pilotet shpetojne. Mos asht koha per dashuri superfuqish?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje